• |
ide | kryesore

Demonstratat në Rusi/ Policia arreston edhe fëmijë që protestuan kundër luftës (VIDEO)

-Instant, Lajme, Planet



Pamjet qe vijnë nga Rusia janë rrëqethëse. Një politikan i opozitës në Moskë ka publikuar video që tregojnë fëmijë që ndodhen brenda në komisariatet policore. Fëmijët janë arrestuar nga autoritetet ruse, pasi i ishin bashkuar protestave kundër luftës.

Rrjeti televiziv “Nexta” ka shpërndarë një video në Twitter, në të cilën një fëmijë qan pas hekurave.

https://twitter.com/novaya_gazeta/status/1498784549639229444?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498784549639229444%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpolicia-ruse-arreston-femijet-se-protestuan-kunder-pushtimit-te-ukraines%2F

Fëmijët u arrestuan nga autoritetet sepse morën pjesë në demonstratat në kryeqytetin rus, pjesë e të cilave u bënë me mijëra qytetarë që shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës.

Protestuesit kundër luftës në Rusi rrezikojnë të burgosen dhe të akuzohen për tradhti, shkruan Daily Mail.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *