• |
ide | kryesore

“Hapet oreksi”, pas Ukrainës edhe Gjeorgjia kërkon anëtarësim ‘urgjent’ në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë “menjëherë” për anëtarësim në BE. Kështu deklaron partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’. Ky veprim vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian mbështeti ofertën e Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në BE.

Kryetari i ‘Ëndrrës Gjeorgjiane’ Irakli Kobakhidze iu tha gazetarëve se po i bënte thirrje BE-së që të shqyrtonte kërkesën e tyre në mënyrë urgjente, për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”.

Gjeorgjia është përfshirë nga demonstrata të mëdha pas pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane – Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë – që nga viti 2008, kur forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane prej këtyre zonave.



2 Comments

  1. Si gjithmonë Bushati fsheh pas titujve të shkrimeve të tij, urrejtjen ndaj NATO-s e perëndimit.
    Përse duhet ta cilësonte kërkesën e Gjeorgjisë për tu pranuar në BE si një “Hapje oreksi” ?
    Ndonëse të futur nën thojza fjalët,” hapja e oreksit” për një shtet që kërkon ti bashkohet perëndimit demokratik, shpreh një kundërshti të fshehur.
    Ngaqë Albin Kurti i përket ideollogjisë së majtë, Bushati e përshëndet “nacionalizmin patriotik” të tij e nuk e cilëson me sarkazëm si “hapje oreksi” të tij, kërkesën që Kosova ti bashkohet urgjentisht NATO-s.
    Gjeorgjia është viktima e dytë pas Çeçenisë për”oreksin” pushtues të Putinit e nëse ka kërkuar pranimin në BE në këtë situatë të sulmit pushtues ndaj Ukrainës, kjo nuk është punë “oreksesh”, po një sinjal rreziku për pushtimin e saj.
    Kam vënë re se kohët e fundit Bushati ka filluar të mbajë qëndrim kritik ndaj të preferuarit të tij Albin Kurtit, vetëm se ai ka filluar ta zbusë gjuhën antiamerikane.
    Edhe kthesa e Bushatit nga një kundërshtar elstremist ndaj Berishës, në një mbështetës të tij, ka të bëjë me qëndrimet kundër SHBA që Bushati vazhdon ti cilësojë si “imperializëm amerikan”
    Po e njejta histori me Ramën.
    Gjatë kohës që Rama ishte lider i opozitës socialiste, Bushati ishte në vijën e parë “opozitare” të tij, sapo u bë kryeministër e ju afrua SHBA, u bë objekt i kritikave për Bushatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *