• |
ide | kryesore

Mbante fshehur lëndë narkotike në lokal, arrestohet pronari në Vlorë

Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar është arrestuar, pasi në lokalin e tij u gjetën 680 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu është proceduar penalisht dhe klienti i lokalit, bëhet fjalë për një 21-vjeçar me iniciale, A.XH, banues , banues në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Mësohet se pronari i lokalit F.B, banues në lagjen “1 Maji” në Vlorë e kishte ndarë kanabisin në doza të vogla.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në përdorim nga shtetasi F. B. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 680 gramë lëndë narkotike të llojit canabis sativa, e ndarë në doza. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, klient në lokal”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *