• |
ide | kryesore

Gjykata e Tiranës cakton masën për policin që ekzekutoi 29-vjeçarin në market

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për efektivin e policisë, Arbër Sula i cili plagosi të riun Jurgen Dako në një konflikt për radhën. Ngjarja ka ndodhur në një market pranë rrugës “Irfan Tomini” në mesin e muajit dhjetor 2021. Ish-efektivi Sula rrëfen se nuk e njihte viktimën. Ata u konfliktuan për radhën e pagesës në kasë dhe më pas Sula pranon se e qëlloi 29-vjeçarin Dakon nga paniku.

U desh dy muaj e gjysmë që ish-efektivi të dorëzohej në komisariatin nr.2 në kryeqytet. Gjatë kësaj kohe Sula pranon se është fshehur brenda vendit dhe nuk ka tentuar të largohet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *