• |
ide | kryesore

Ndryshon vendtakimi i palës ruse me atë ukrainase

-Instant, Lajme, Të fundit



Nuk na ndajnë shumë minuta nga takimi i dytë mes delegacionit ukrainas dhe atij rus.

Siç raporton The Kyiv Indipendent, takimi i dytë mes delgacioneve të dy vendeve do të mbahet sot në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.

Në ditën e pestë të sulmit rus në Ukrainë, delegacionet e Kievit dhe Moskës u ulën në bisedime për herë të parë. Për më shumë se tre orë delegacionet diskutuan në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë ku synimi kryesor ishte ulja e tensioneve dhe hapja rrugë së zgjidhjes me dialog të krizës ukrainase. Pala ukrainase vuri si kusht për vazhdimin e bisedimeve, armëpushimin e menjëhershëm. Përfaqësuesit e Kievit po ashtu kërkuan edhe tërheqjen e trupave Ruse nga Ukraina.

Pasi bisedimet kanë përfunduar përfaqësuesit e të dy vendeve janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime.

Raundi i dytë i bisedimeve” mes Moskës dhe Kievit sot do të mbahet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Dje u raportua gjithashtu se pritej një takim mes dy delegacioneve, por kjo nuk ndodhi.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, raportoi të mërkurën se delegacioni rus ishte nisur drejt vendit ku pritet të mbahej takimi i dytë Ukrainë – Rusi. Reuters për këtë e kishte cituar agjencinë e lajmeve të Bjellorusisë, Belta. Për një takim të mundshëm dje kishte raportuar edhe mediumi britanik The Guardian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *