• |
ide | kryesore

Kim Kardashian reagon pas videos kërcënuese të Kanye ndaj komedianit

-Instant, F1, Paparazzi



Kim Kardashian ka mbështetur publikisht komedianin Pete Davidson pas videoklipit kërcënues të Kanye West.

Vetëm disa orë pasi Kim u deklarua ligjërisht beqare , Ye  publikoi videoklipin e këngës ‘Eazy. Në klipin e animuar, shfaqet reperi i cili rrëmben dhe varros të gjallë komedianin. Menjëherë pas publikimit, Kardashian ka mbështetur partnerin e saj duke pëlqyer një postim në Twitter nga regjisori James Gunn.”Pete Davidson është një nga djemtë më të mirë dhe më të ëmbël që njoh,” shkroi James. “Një shpirt vërtet bujar, i butë dhe qesharak, ai i trajton të gjithë rreth tij me respekt.” Kanye është përballur gjithashtu me kritika të ashpra nga fansat e tij të cilët i kanë kërkuar të fshijë videon dhe t’i kërkojë falje Pete.
Kim Kardashian Liked Tweet

Themeluesja e ‘Skims’ dhe Davidson filluan të takoheshin pas debutimit të saj si prezantuese e Saturday Night Live në tetor, i cili erdhi gati nëntë muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga Ye.Që atëherë, reperi i “Through the Wire” ka shprehur dukshëm pakënaqësinë e tij për romancën./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *