• |
ide | kryesore

Konflikti Ukrainë-Rusi/ Banorët e Lviv-it përpiqen të mbrojnë monumentet historike

-Instant, Lajme, Planet



Banorët e kryeqytetit kulturor të Ukrainës, Lviv, po përpiqen të mbrojnë monumentet historike. Kështu kanë bërë me dije zyrtarët lokalë të trashëgimisë, të cilët kanë treguar se banorët po mbështjellin me çarçafë mbrojtës disa statuja guri në sheshin qendror të qytetit. Fondacioni për Ruajtjen e Monumenteve Arkitekturore dhe Historike ka treguar se admiriuesit e artit dhe popullsia vendase janë të “shqetësuar”, prandaj dhe janë angazhuar për t’i mbrojtur ato.

Njerëzit mbi shkallë që mbështjellin skulpturat e perëndisë romake Neptun dhe perëndeshës greke Amfitrite në plastikë. Së bashku me statujat e hyjnive klasike, Adonis dhe Diana, figurat gëlqerore u ndërtuan më shumë se 200 vjet më parë, me shatërvanët shoqërues të vendosur në çdo cep të sheshit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *