• |
ide | kryesore

“Mbikalimi”, arrestohet në Shijak 51-vjeçari që transportonte kanabis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka sekuestruar dy çanta me pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak, në bashkëpunim me Seksionin per Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “MBIKALIMI”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. F., 51 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë” njofton policia.

51-vjeçari u kap në flagrancë, në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 10 kilogramë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *