• |
ide | kryesore

Video/ Kështu nuk funksionon: vendimet me VAR po i krijojnë probleme ndeshjeve

-Instant, Sport, Video



Kur u vendos nga FIFA e UEFA aplikimi i VAR idea nuk ishte kurrë të ndërpritej ndeshja për shumë minuta për një episode. Sepse të jemi të qartë, nëse ka patur një skepticizëm në përfshirjen e teknologjisë në futboll e konkretisht për Video Assitant Referee ka qenë pikërisht koha që do të mund të duhej për të ndërmarrë një vendim në bazë të pamjeve të ofruara nga sistemi. Me shumë mundësi, pikërisht ajo që nuk kanë kuptuar në Shqipëri e që, nuk ka ndodhur sigurisht për herë të parë, u shfaq me gjithë problematikën në ndeshjen e luajtur në Loro Borici mes Vllaznisë e Dinamos.

Vonesa të ekzagjeruara me minuta të tëra për të marrë një vendim, duke e bërë krejt të parëndësishëm, atë që normalisht duhet të ishte, nëse vendimi ishte apo jo i drejtë. Tre minuta për të akorduar një penallti, atë të minutës së 11 të shkaktuar nga ndërhyrja e Lilajt. Klodian Shahini në fillim hezitoi, pastaj u bind të shihte pamjet në VAR, duke nervozuar lojtarët që prisnin, ata që shihnin e mundoheshin të kuptonin nga gjestet e arbitrit se për cfarë bëhej fjalë.

Pritja ishte edhe më e gjatë në golin e anulluar Aralicës, kur u dëshën 5 minutë për të parë që sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje. Nga minuta e 24 në të 29 kaloi gati një përjetësi, sa mjafton të shihje lojtarët që nisën të bënin nxemjen për të mos ftohur muskujt për të kuptuar ekzagjerimin për të vlerësuar një episod. Në fund të pjesës së parë u shtuan tetë minuta, pikërisht për pavendosmërinë e Shahit dhe të VAR për ti dhënë drejtim situatave të lojës. Në këtë pikë VAR ka humbur kuptimin dhe po del krejtësisht i pavlerë, duke i shkaktuar ndeshjes fraksione të tëra ndërprerjesh e lojtarëve vakume ritmi që penalizojnë rendimentin e tyre dhe kualitetit të lojës që i ofrohet tifozëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *