• |
ide | kryesore

Dolly Parton, së shpejti një libër për anën e errët të industrisë së muzikës

-Instant, F1, Paparazzi



Romani i ardhshëm i këngëtares , Dolly Parton do të marrë një kthesë “të errët” autobiografike.

Gjatë një interviste për CBS Sunday Morning ,këngëtarja rrëfeu se libri i saj “Run, Rose, Run”  do të flasë për një anë të errët të industrisë së muzikës.”Tregon shumë për anën e errët të saj, njerëzit që kanë qenë në të, si unë, u shpreh Parton.

Romani tregon historinë e Rose, një këngëtare nga Nashville, e cila kupton se fama dhe pasuria nuk janë gjithcka  që ajo dëshiron.Gjithashtu ,ajo ka në dorë një sekret të thellë që mund të shkatërrojë karrierën e saj.“A keni përjetuar dhe ju të njëjtat gjëra si personazhi? “pyeti gazetari Lee Cowan .”Oh, po,” u përgjigj Dolly . “Ju i përjetoni të gjitha këto. Të gjithë menaxherët – njerëzit që do t’ju rrëmbejnë, ata përpiqen të vjedhin këngët tuaja, ata do t’ju mashtrojnë, ata do të bëjnë çfarëdo. Unë i kam parë të gjitha.”Këngëtarja zbuloi  se së shpejti do të publikojë një album të ri me këngë origjinale të frymëzuara nga libri./Lapsi.al

Dolly Parton wants a part in the movie version of her new book co-written  with James Patterson - CBS News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *