• |
ide | kryesore

Inteligjenca britanike: Putin po zbaton në Ukrainë strategjinë e Çeçenisë dhe Sirisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Forcat ruse po godasin së fundmi zonat e populluara në Ukrainë, por rezistenca ka ngadalësuar përparimin rus. Është kjo ajo çfarë raporton inteligjenca ushtarake britanike.

Në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë, e cila është përgjigjur duke synuar të marrë qytetet e mëdha si Kharkiv, Chirnihiv dhe Mariupol.

“Shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase vazhdojnë të befasojnë Rusinë. Kjo mund të bëjë që Rusia të përpiqet për të thyer moralin ukrainas duke goditur zonat e banuara. Rusia ka përdorur më parë taktika të ngjashme në Çeçeni në 1999 dhe Siri në 2016, duke përdorur municione si nga ajri ashtu edhe nga tokë.

Linjat e furnizimit të ushtrisë ruse vazhdojnë të jenë në shënjestër të forcave ukrainase duke ngadalësuar shkallën e avancimit të forcave të tyre tokësore. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po synon zonat civile” – thuhet në raport.

Raporti i inteligjencës thotë gjithashtu se ekziston një “mundësi reale” që Rusia tani “po përpiqet të fshehë kamionët me karburant si kamionë të rregullt mbështetës në një përpjekje për të shmangur humbjet”. ©LAPSI.al

https://twitter.com/DefenceHQ/status/1500357239428763649?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1500357239428763649%7Ctwgr%5Ehb_0_8%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Fmar%2F06%2Frussia-ukraine-war-biden-and-zelenskiy-discuss-more-support-for-ukraine-as-visa-mastercard-pull-out-of-russia-live



1 Comment

  1. Kjo analiza e inteligjences britanike se “Putini po ndjek taktiken e ruseve ndaj Cecenise dhe Sirise”, ndoshta nuk duhej publikuar, sepse demoralizon qytetaret e Ukraines.

    Ne ato dy rastet e permendura ne analizen e bere Putini fitoi dhe sot ka mbeshtetjen e tyre per konfliktin ne Ukraine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *