• |
ide | kryesore

Nuk ndalet Rusia, kërcënon me luftë çdo vend që strehon avionët ukrainas

-Instant, Lajme, Planet



Ministria ruse e Mbrojtjes ka kërcënuar me luftë çdo vend që pret dhe strehon avionët ushtarakë të Kievit, duke e drejtuar gishtin nga Rumania për t’i thënë se rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha disa avionë luftarakë ukrainas ishin strehuar në Rumani dhe fqinjët e tjerë të Ukrainës, të cilët ai nuk i identifikoi.

Ai paralajmëroi se nëse këta avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori i tyre, mund të konsiderohet si angazhim i këtyre vendeve në konfliktin ushtarak.

“Ne e dimë se avionët luftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje. Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve për strehimin e aviacionit ushtarak ukrainas, me përdorimin e mëvonshëm të forcës kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”, tha Konashenkov.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *