• |
ide | kryesore

Trajneri i Sheriff, Vernydub, gati për luftë: “Nuk jam larg nga konflikti, di t’i përdor armët”

-Instant, Sport



Nga fushat e Champions League tek ato të gjakosura nga lufta që Rusia ka nisur kundër Ukrainës së tij. Trajneri i Sheriff Tiraspol Yuriy Vernydub, i cili u regjistrua në ushtrinë ukrainase disa ditë më parë, ka rrëfyer për BBC-së përvojën e tij në front. “Mendoj se nuk jam larg konfliktit – shpjegoi 56-vjeçari -. Betejat më të vështira zhvillohen 120 kilometra larg vendit ku jam unë, por unë e kam marrë vendimin tim. Nuk jam i shqetësuar”.

“Unë isha në ushtri kur isha i ri. Ishte e detyrueshme të regjistrohesha për dy vjet. Por në një repart sportistësh. Për dy muaj na mësuan teorinë dhe më pas mësuam gjithashtu si të përdorim pistoletën. Ka kaluar shumë kohë , por nuk e kam problem të përdor një armë zjarri, di si ta përdor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *