• |
ide | kryesore

Zbulohet plani nëse Zelensky largohet nga Kievi/ SHBA dhe BE diskutojnë për mundësinë e një qeverie ukrainase në ekzil

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Zyrtarë perëndimorë bën me dije se SHBA dhe Europa kanë diskutuar mundësinë se si mund të mbështesin një qeveri ukrainase në ekzil nëse presidenti Volodymyr Zelensky detyrohet të largohet nga vendi. Hipotezat dhe diskutimet variojnë nga mbështetja e Zelensky-t dhe zyrtarëve të lartë ukrainas në një lëvizje të mundshme në Lviv në Ukrainën perëndimore, e megjithatë merret parasysh mundësia që Zelensky dhe ndihmësit e tij të detyrohen të largohen nga Ukraina dhe të krijojnë një qeveri të re në Poloni.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë ose në një tjetër, dhe unë do ta lë me kaq,” Sekretari i Shteti Antony Blinken.

Burimi tha për CNN se diskutimet janë në fazën paraprake dhe asnjë vendim nuk është marrë, kjo për shkak dhe të rezistencës së presidentit Zelensky për të qëndruar në Ukrainë dhe për t’u përballur me rusët.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *