• |
ide | kryesore

Gjimnasti rus mbante një “Z” në uniformë: provokimi ndaj fituesit ukrainas do të ndëshkohet

-Instant, Sport



Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka pasoja edhe në botën e sportit dhe reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Pushtimin rus e ka dënuar pothuaj e gjithë bota e sportit, madje edhe rusët vetë, disa me heshtjen e tyre e disa duke dalë trimërisht hapur. Por i pari sportist rus që ka përkrahur luftën në Ukrainës ka qenë gjimnasti Ivan Kuliak, i cili tani do të përballet me masat.

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës ka hapur procedim disiplinor për “sjellje tronditëse” kundër gjimnastit rus Ivan Kuliak, i cili në podium pranë fituesit, ukrainasit Illia Kovtun, kishte në uniformë një ‘Z’, një simbol që lidhet me pushtimin e Ukrainës. Episodi ka ndodhur në Doha, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të një gare në paralele për Kupën e Botës në gjimnastikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *