• |
ide | kryesore

I mbetur vetëm, Basha kurdis kryetarët e degëve dhe kandidatët humbës ta mbështesin

Kryesore



I mbetur pa mbështetje as brenda grupit të tij parlamentar, të cilët kërkojnë që ai të dorëhiqet, Basha ka gjetur si mbështetës kryetarët e degëve lokale të PD-së të emëruar prej tij apo edhe kandidatët humbës të zgjedhjeve të 6 marsit.

Ferdinand Saraçi i Rrogozhinës shfajësoi Bashën për humbjen duke marrë përsipër gjithcka.

“Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Nuk vihet në fushatë për foto”, ka deklaruar Saraci.

I kurdisur njësoj si Saraci ka reaguar edhe ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Në mbledhjen e dyer të mbyllura në selinë blu, Frrokaj mësohet se i ka thënë Bashës që vendimi i fundit që ai duhet të mendojë është dorëheqja nga drejtimi i PD. Frrokaj ka kujtuar se nga 6 bashki ku u mbajtën zgjedhjet, 5 ishin të majta.

“Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen. Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me Versaçe, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë”, tha Frrokaj.  

Behar Haxhia, kryetar i degës së Kurbinit, thotë se përballë këtij pushteti nuk fitohet dhe pozicionet duhet të mbeten të palëvizshme.

“Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s’duhet të mendosh dorëheqjen”, shprehet Haxhia. 

Kryetari i degës së PD në Mirditë Mark Ruçi, i është drejtuar Bashës duke i thënë se duhet të dinë një strategji se si do të vazhdojnë në ditët në vijim.

“Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të barabartë”, tha Ruci duke u shprehur kunder doreheqjes se Bashes. 

Pas disfatës së 6 Marsit, Lulzim Basha nuk ka kundër vetëm grupimin e Berishës, por edhe shumë prej deputetëve të tij që deri para 6 marsit e mbështesnin pa kushte. Dy nënkryetarët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Acka kanë dhënë dorëheqjen, si dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga Basha.

Gishtin e fajtorit drejt tij e kanë drejtuar edhe Grida Duma, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferi etj. I vetmi që nuk i dëgjon këmbanat është Lulzim Basha. Ai vijon të mendojë se deri më tani s’ka humbur asnjë betejë dhe se me logjikën e tij PD-ja i takon me tapi derisa ai të bëhet lider e të fitojë. ©LAPSI.al 



10 Comments

  1. Po çdo kurdis ky kur kete e kane kurdisr per vete . Kukull ky , kukulla edhe ata qe i bejne iso . Varja , pune ushtrie moj teze .

  2. Kryetaret e degeve perballen cdo dite me realitetin dhe bazen. Deputetet bythece, me makina e veshje lluksoze ne momentin qe lista e kryetareve i emeron si parlamentare nuk duan tja dine fare per elektoratin e as partine. Qytetarine e Bashes e marrin per dobesi sepse si mazoskine kenaqen me dhunimin qe i ka bere Berisha. Non grata nuk do te marre kurre pushtet edhe pse ja ngreka bythqirit Frangaj.

  3. Vdekshin të korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

    Më vjen keq për veten se prej 30 vjetësh kam votuar për të mbështetur të djathtën.

    Por, me këta njerëz pa karakter e pa dinjitet është e kotë të shpresosh se do të kemi ndonjë ndryshim pozitiv, përkundrazi.

    jo se të majtët janë më mirë, por me rilindjen i kanë vënë kapakun.

    Këta janë elita politike, që mendjen e kanë se si ta plaçkisin s më shumë këtë vend të mbushur me dele, parazitë, injorantë e neokomunistë.

  4. EDEN-SHQUPI, LUL-ADAMI DHE GJETHJA E FIKUT

    Te zanafilla, kapitulli2, paragrafi16 thuhet: Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit; 17 por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”.

    Pra Zoti nuk donte që njeriu të njihte të mirën dhe të keqen. Eva dhe Adami hëngrën mollën e dijes dhe kuptuan diferencën mes të mirës dhe së keqes, mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Si ka mundësi që Duka i shkretë nuk e pati kuptuar këtë gjë? Pyetja më e rëndësishme është kjo: Nëse Zoti do ekzistonte, ai do ishte e vërteta. Atëherë, pse e vërteta nuk donte që Adami dhe Eva mos të hanin mollën e dijes? Pse e Vërteta nuk donte që të mësohej e vërteta?

    Përgjigja sipas biblës është kjo: te zanafilla, kapitzlli3, 22 Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë përgjithnjë”. 23 Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit.

    PRA, ZOTI NUK DONTE QË NJERËZIT TË ISHIN SI AI, ATA DUHEJ TË ISHIN DY BUDALLENJ QË NUK DININ DIFERENCËN MIDIS TË MIRËS DHE SË KEQES, E KËSHTU PËR ÇDO GJË DUHET TË PYESNIN E TI BINDESHIN DIKTATORIT QIELLOR, PERËNDISË.

    SHËNIM: PYETJA NGA AKTUALITETI POLITIK ËSHTË: LUL BASHA, MOS VALLË NUK DI DIFERENCËN MES TË MIRËS DHE SË KEQES, E SI RRJEDHIM NUK DALLON DOT FITOREN NGA HUMBJA? MOS ËSHTË VALLË KJO ARSYE QË AI NUK KA TURP PËR ASGJË E NUK E NUK KËRKON TË MBULOHET AS ME GJETHE FIKU EDHE PSE “ËSHTË LAKURIQ” SI POLITIKAN I DËSHTUAR”? MOS VALLË DUKE QËNË I TILLË, LULI NUK DUHET NXJERRË NGA EDEN-BUNKERI I BLINDUAR i SHQUPIT? DUKE QËNË I NGJASHËM ME ADAMIN PARA NGRËNIES SË MOLLËS, LULI NUK DEL NGA PARAJSA PD (dhe nuk heq dorë nga privilegjet që ka fituar pa bërë asgjë), por puna është cili është diktatori që e mban akoma Lulin në Eden-Shqupin e bunkerizuar? Ambasadorja Kim, Sorosi, EdRama, apo e gjitha ishte një lojë e madhe e” AT” Saliut, se vetëm me një “budall” teatroxhi asgjëbërës si adam-Luli është më e lehtë të rimarrësh partinë në këtë ditë të vështirë (qoftë edhe duke u provuar me votë, sepse midis një budalli dështak dhe një NonGrata fitues motivues, militantët sigurisht që nuk do zgjedhin budallin)?? A mund ta vriste një budall gënjeshtar (si Luli), At Saliun? Si do e vriste? Me gënjeshtra? Tani, cili ishte kurthi që përmend Basha? 6 marsi, pra marrja pjesë në zgjedhjet lokale. Luli thotë se qe i detyruar. Nga kush? Nga “Djall”-Meta? Hyrja në zgjedhje ishte si të hante mollën e dijes, të mësonte të vërtetën, pra, që nuk ka shumicën në PD. Pyetja që lind është: Pasi Luli mësoi të vërtetën (që sigurisht e dinte që më parë por bënte sikur), si ka mundësi që nuk ka turp e vazhdon bën si budall? 1-Ai ose është i tmerruar nga e vërteta e ka frikë të japë dorëheqjen e të largohet nga Eden-Shqupi (se ose e kërcënojnë amerikanët me dosje apo Rama me drejtësinë e kapur e me mosdhënie favoresh atij apo kunatit), se po u largua s’dihet ku përfundon. 2-Ose Eden-Shqupi i Lulit nuk është parajsa, por Ferri ku Luli është “kurva politike” e më të fortit të momentit, qoftë kjo SHBA apo Ramsesi.

    1. Uau

      Mund te thoje thjesht basha ska aq tru sa te dijë gjithë këto që ke shkruar

      Bukur , tsni do e marre bushati dhe shkullaku për reference ne soap operat e mbremjes

  5. Sot Shqipëria ka dy fatkeqësi të mëdha : e para sapo zyrtarizoi partinë e Haxhi Sali Qamilit dhe e dyta e hodhi këtë parti në veprim për të protestuar në kohën e vdekjes, mu ashtu siç bënte Haxhi Qamili në vitin 1914 që ndërsa Shqipëria po gllabërohej nga të gjithë, ndërsa kufijtë e saj ishin në erë, ai i vuri flakën Shqipërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *