• |
ide | kryesore

Rama: Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, Europa përballet me luftën

-Instant, Lajme, Të fundit



“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria”, ka qenë deklarata e kryeministri Edi Rama teksa fliste në një konferencë për mediet këtë të martë.  Kryeqeveritari  ka deklaruar se edhe pse ari i zi shitet sot me çmime rekord në vend, kjo ka ardhur si ndikim nga tregu dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë. Rama tha se çmimi i brendit do të vazhdojë të rritet pasi tregu ndikohet nga kriza dhe lufta që po ndodh në Europë.

“Dua ta theksoj shumë qartë çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend qe e ka zgjehur prej 32 vitesh tashmë, është tregu. Dhe natyrisht që tregu është super i ndjeshëm. Evropa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vend nën agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që zhvillojnë agresionin. Duhet të jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës siç ishim me luftën tjetër, me pandeminë, ku nuk e dinim kohëzgjatjen. E njëjta gjë është sot. Përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye kemi vendosur të ngremë komitetin special dhe jemi ulur qysh në ditën e parë për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga më të thjeshtët te më të vështirët”, deklaroi Rama.



5 Comments

  1. Evropa po thote qe nuk eshte ne lufte dhe ne jemi vend prodhues i Naftes, dhe teorikisht duhet te kishim perfitime pa fund nga rritja e cmimit te naftes. Me kete idiot kemi 3 vite ne lufte dhe po paguhen vetem oligarket e vet!

  2. Po gazheli doganes more moterqire km qe vjedh e grabit me naften e me dhjetra menyra te tjera nga gjithe anet dhe qe ti e di se u denoncu me ahkrese zyrtare nga nje doganjer dhe qe ti e flake ne rruge ne vend qe te verifikoje thenjet e tij. Por ste pelqen se gazhelin e shokun e bythes ne darke dhe ju shkon qirja fiks. Je llum ti bashke me shpuren tende te grabitesve xhepista. Asgje nuk ndodh pa lejen tende o pidh motre. Ne pudh te ropve do perfundosh ti bashke me patronazhistat dhe rilindsat e tu. Ptuuuuuuuuu zhuls

  3. Jemi nje nga te paktat vende ne Evrope me rezerva nentokesore nafte dhe importojme nafte 100% sepse oligarket te tipit Kastrati dhe Rama shkaterruan rafinerine dhe shiten puset e naftes. Ju dalte qumeshti i nenes nga hundet!!

  4. O veremli, o makut, o vemje çmimi i naftes varet pikerisht vetem nga qeveria. Po ti je kokrra e hajdutit qe nuk njeh limite.
    Çmimi real i naftes varet vetem dhe vetem nga qeveria ! Ja pse :

    1. Taksat qe qeveria ka vendosur per naften kane shkuar ne vleren 67 lek/l’iter (te reja), dmth, kontrolli i pompes, markimi, ngyrosja e ca xhingla te “vockla” sipas teje e makut.
    2. Kontrolli qe duhet te ushtroje qeveria, dmth agjencite e saj, tek kompanite te cilat e rriten cmimin pa sens logjik ekonomie dhe tregu.
    Ja pse varet teresisht nga qeveria more i papergjegjshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *