• |
ide | kryesore

Policia kërcënon pas protestës: Kush bllokon rrugët do ndiqet penalisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka reaguar pas protestës së mijëra qytetarëve që dolën këtë të mërkurë përpara kryeministrisë. Ajo që nuk u ka pëlqyer krerëve të uniformave blu ishte bllokimi i lëvizjes së automjeteve dhe kundërshtimi ndaj punonjësve të policisë.

“Policia e Shtetit, ashtu sikurse është e angazhuar për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, është e vendosur të marrë masa ndaj çdo paligjshmërie dhe të procedojë penalisht çdo person që kryen akte në dëm të qytetarëve apo të lëvizjes së lirë të tyre, siç ishte dhe rasti i sotëm i bllokimit të disa rrugëve.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përfshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, në çfarëdolloj forme të shfaqjes së saj, sepse do të përballen me forcën e ligjit” – paralajmëron policia.

Organizatorët kanë thënë se do të mblidhen çdo ditë para kryeministrisë dhe të shtunën do të organizohet një tubim i madh qytetarësh. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *