• |
ide | kryesore

Hazard, përçmimi vjen nga Belgjika: “Një cheerleader prej 24 milionë euro në vit pagë”

-Instant, Sport



Real Madrid avancon në cerekfinale të Champions League, pas suksesit me përmbysje ndaj PSG, por kjo nuk është se përmirëson situatën e atij që duhet të ishte ylli i padiskutueshëm i merengues, Eden Hazard. Gazeta belge HLN ka bërë një pasqyrë të situatës së fantazistit belg.

Pas fjalëve të vëllait të ish-futbollistit të Chelseat, i cili shpjegoi sesi në këtë moment karriera e Hazardit tashmë është zhvilluar dhe i takon atij të jetë gati kur të thërritet në cështje, media ka thumbuar shumë fort lojtarin e datëlindjes 1991, duke e quajtur atë një nxitës tifozësh prej 24 milionë euro në vit pagë”.

“Përshtypje të një njeriu të padukshëm në Madrid: si Eden Hazard u bë një cheerleader i vërtetë prej 24 milionë euro në vit”. Këto janë fjalët që mund të lexohen në një reportazh për lojtarin belg, që tashmë duket se nuk ka më asnjë lloj ambicie, përveçse të jetë një tifoz i Blancos më shumë nga pankina (jashtë fushës si një nxitës tifozësh) sesa si futbollist…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *