• |
ide | kryesore

Të mbështjellë me qese të zezë, viktimat e luftës në Ukrainë varrosen në varre masive

-Instant, Lajme, Planet



Qyteti i Mariupolit, në jug të Ukrainës, është duke u përballur me një situatë të vështirë. Trupat e dhjetëra personave që janë vrarë nga sulmet ruse po varrosen në varre masive. Imazhet janë publikuar nga Associated Press se disa prej trupave janë të mbështjellë qese të zezë, teksa të tjerë janë mbështjellë vetëm me batanije. Qyteti është sulmuar dhe bombarduar prej disa ditësh nga forcat ruse.

Të paktën 1,300 civilë janë vrarë në Mariupol që nga fillimi i pushtimit rus, tha të mërkurën një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit. Banorëve u është ndërprerë uji dhe energjia elektrike dhe të martën Ministri i Jashtëm i Ukrainës akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës duke mbajtur “peng” 300,000 civilë.

“Në të vërtetë, ne nuk mund të llogarisim sa vdekje kemi. Ne as nuk jemi në gjendje të numërojmë sa njerëz në rrugë janë vrarë nga bombardimet dhe artileria,”-tha  nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov për CNN.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *