• |
ide | kryesore

“Largohu mos më prek”/ Deputeti Spaho përplaset me policinë e Korçës në protestë

-Instant, Lajme, Të fundit



Qytetarët e Korçës janë ngritur në protestë kundër rritjes abuzive të çmimeve të produkteve ushqimore dhe të karburantit. Kauzës së tyre i është bashkuar edhe deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili më herët ka qenë drejtues politik i këtij qarku. Spaho nuk është lejuar të protestonte dhe është përplasur me një efektiv policie. Ky i fundit i është afruar disa herë Spahos, teksa ka tentuar që ta shtyjë, ndërsa deputeti i ka kërkuar disa herë që të largohej dhe mos ta prekte me dorë.

Debati:

Spaho: Mos më prek me dorë
Polici: Vazhdoni andej!
Spaho: Ju lutem, mos më dorë. Kam të drejtë të protestoj! S’ke të drejtë të më ndalosh.

Në këtë protestë ka patur prani të madhe të policisë, ndërsa raportohet se mes tyre ka pasur edhe konfrontime me qytetarët.



2 Comments

  1. Sot Shqipëria ka dy fatkeqësi të mëdha : e para sapo zyrtarizoi partinë e Haxhi Sali Qamilit dhe e dyta e hodhi këtë parti në veprim për të protestuar në kohën e vdekjes, mu ashtu siç bënte Haxhi Qamili në vitin 1914 që ndërsa Shqipëria po gllabërohej nga të gjithë, ndërsa kufijtë e saj ishin në erë, ai i vuri flakën Shqipërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *