• |
ide | kryesore

Morën ndihmë ekonomike padrejtësisht për 5 vjet, 52 të proceduar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë proceduar penalisht 52 persona për veprën penalë të mashtrimit. Këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron bashkia Vau i Dejës.

Mes personave të proceduar është edhe shtetasja R. S., 41 vjeçe, me detyrë administratore sociale në bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sepse në kundërshtim me ligjin, ka bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike, shtetasit e lartpërmendur, të cilët kanë qenë jashtë vendit ose nuk plotësonin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. Mire kjo administratorja qe e paska hak burgun po ata emigrante qe jetojne jashte pse duhet te abuzojne me ato pak pare qe ka shteti, te cilat edhe po te menaxhohen mire dhe nuk mjaftojne, jo me kur dihet si zakonisht jane menaxhuar taksat e popullit ne Shqiperie e Kosove. Mendoj qe edhe per ate bonusin e lindjes duhet te perjashtohen emigrantet sepse skane nevoje,dhe te njejtin bonus besoj e marrin en shtetin ku jetojne, dhe ato para qe kane marre ata nga buxheti i shtetitmmte shtohen tek bonusi i lindjes qe marrin shqiptaret ne Shqiperi, dhe sado pak ndoshta ndikon ne rritjen e nataliteti, sepse ulja dhe natalitetit dhe emigrimi masiv jane armiku nr 1 i shqiptareve ne pergjithesi dhe shqiptareve te Shqiperise ne vecanti,e qe pasojat do ndihen shume shpejte

  2. SHKONI MER LEGENA KAPNI ATO MIJRA PERSONA QE MORIN RROGE PA SHKU FARE NE PUN CA MERRENI ME 20-30 MIJ LEK TE VJETRA NIM EKONOMIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *