• |
ide | kryesore

Rritja e çmimeve ngre në protestë edhe studentët, paralajmërohet tubim pasdite

-Instant, Lajme, Të fundit



Qytetarët e Tiranës, Korçës, Lushnjës, Durrësit, Shkodrës, Sarandës, Tepelenës dhe Bulqizës do të ngrihen sërish ditën e sotme në protesta kundër rritjes së çmimit të naftës. Tubimet janë paralajmëruar të mbahen pasdite duke nisur që nga ora 16:30, kur studentët e Universitetit të Tiranës do të mblidhen për të kërkuar ulje të çmimit të çmimit të karburantit dhe produkteve bazë të shportës ushqimore. Njoftimi për këto protesta është ndarë në rrjetet sociale dhe kërkohet që të gjithë studentët të nisen nga universiteti i tyre dhe të marshojnë para kryeministrisë.

Ndërkohë Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nisur tashmë protestat me një grup studentësh që kanë dalë të kërkojnë uljen e çmimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *