• |
ide | kryesore

Zelensky: Kemi arritur një pikë kthese strategjike, tani do të çlirojmë Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shprehur së fundmi se vendi ka arritur një pikë kthese strategjjike në konfliktin me Rusinë dhe me bindje të plotë shton se Ukraina do të fitojë.

“Është e pamundur të thuhet se sa ditë kemi ende për të çliruar tokën ukrainase. Por mund të themi se do ta bëjmë. Sepse ne kemi arritur tashmë një pikë kthese strategjike,” tha ai në një fjalim televiziv.

Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për vendosjen e mercenarëve sirianë në Ukrainë, menjëherë pasi Vladimir Putin ftoi njerëzit të dilnin vullnetarë dhe të luftonin për të.

Zelenskyy shtoi se Perëndimi duhet të vendosë sanksione më të forta ndaj Rusisë nëse konflikti vazhdon, dhe i kërkoi Bashkimit Evropian të ndërmarrë lëvizje “më të forta” kundër Rusisë.



2 Comments

    1. Kerkon te nxise civilet te marrin nje kallash e tu gjuajne Ruseve neper tanke qe keta pastaj ti vrasin e te thote qe Ruset po vrasin civile.
      Kerkon ne cdo menyre qe te krijoje perplasje qe shkakton viktima nder civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *