• |
ide | kryesore

Klopp pozicionohet kundër Abramovich pa asnjë diplomaci: “Qeveria britanike bëri mirë”

-Instant, Sport



“Unë mendoj se ajo që bëri qeveria është e drejtë”. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, e komenton kështu vendimin e qeverisë britanike për të ngrirë asetet e Roman Abramovich, për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin, me pasoja të pashmangshme edhe për Chelsean, të cilin manjati rus e zotëron. Trajneri gjerman nuk ka qenë asnjëherë një diplomat i madh dhe as këtë herë nuk ka hequr dorë nga shprehja e lirshme e mendimeve.

“Nuk është një situatë për të cilën janë përgjegjës të gjithë punonjësit e Chelsea. Një njeri është, e ky njeri është Putin. Nuk e di për rolin e Roman Abramovich në të gjitha këto, por mund të thuhet se ai është i afërt me të. Mendoj se ajo çfarë bëri Qeveria britanike është e drejtë, për të qenë 100% i sinqertë. Por nuk është një gjë e mirë për njerëzit e Chelsea dhe tifozët. Unë e kuptoj këtë”, tha Klopp në një konferencë në prag të ndeshjes së Reds kundër Brighton në Premier League.

I pyetur për këtë çështje, Pep Guardiola u kufizua në shprehjen e solidaritetit të tij me anëtarët e Chelsea, duke shmangur gjykimin për penalitetet që kanë goditur Chelsean “sepse nuk e di aq sa duhet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *