• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm ukrainas: Do të negociojmë me Rusinë, por nuk do të dorëzohemi

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm ukrainas ka deklaruar se vendi i tij është gati për negociata me Rusinë, por kurrë nuk do të dorëzohen dhe as nuk do të pranojnë ultimatume. Dmytro Kuleba tha se është i hapur për bisedime, por shtoi se Rusia po bën kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën. Kuleba nënvizoi gjithashtu se trupat ukrainase kanë nevojë për mbështetje ushtarake dhe përsëriti kërkesën ndaj vendeve perëndimore që të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë.

Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Rusia po përdor taktika të ngjashme me ato që ka përdorur në luftën civile të Sirisë dhe bëri thirrje që Perëndimi të ndihmojë Ukrainën në hetimin e tyre, në mënyrë që në të ardhmen të mund t’i përdorë për të dënuar krimet e luftës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *