• |
ide | kryesore

Ukrainë/Dashuri në kohë lufte, fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit

Paparazzi, Slider



Ushtarët duke puthur gratë dhe të dashurat para se të shkojnë për të luftuar; Nënat që mbrojnë fëmijët e tyre; Dasma në mes të bombardimeve – Dashuria në Ukrainë gjen mënyra të papritura për t’u shfaqur, edhe në kohë lufte.

Një djalë, i mbërthyer deri në grykë për luftë, fillimisht u ul në gjunjë përpara të dashurës së tij dhe i zgjati një unazë. Ajo e përqafoi me gëzim e kapur në befasi, ndërsa shokët ushtarë brohoritnin me automatikët nën krah.

Shumë momente janë filmuar me celular, sepse kushdo që është atje po gjen një mënyrë për të ndarë momente të lumtura, mes gjithë kaosit.

Në një video duket qielli i mbushur me petale dhe konfeti, ndërsa dy ushtarë, Lesya dhe Valeria, u martuan. Videoja u postua në Twitter nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klychko, duke komentuar me krenari: “Jeta vazhdon! Ne do të mbrojmë jetën e Kievit dhe shtetit tonë”.

Edhe përballë frikës më të tmerrshme, dashuria jep shpresë.

Nga ana tjetër, prej disa kohësh nuk ka asnjë lajm nga Rusia, sepse të flasësh për luftë rrezikon 15 vite burg. Por pak para se të fikeshin me forcë “dritat e prozhektorëve”, patëm vajtimin e dëshpëruar të shumë nënave, të cilave po u mohohet funerali i fëmijëve të tyre ushtarë, që vdiqën në Ukrainë.

Më poshtë disa foto që flasin më shumë se fjalët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *