• |
ide | kryesore

Nicki Minaj : Kanye refuzoi bashkëpunimin me mua, shkak Kim Kardashian

-Instant, F1, Paparazzi



Reperja e njohur, Nicky Minaj ka zbuluar së fundmi se është refuzuar më parë nga Kanye West për një bashkëpunim në linjën e tij të veshjeve Yeeze.

Gjatë një interviste me gazetarin Joe Budden, Nicky tregoi se pasi nënshkroi një marrëveshje me Fendi, ajo kontaktoi me Kanye-n për t’i propozuar të punonin së bashku për një sipërmarrje femërore Yeezy..” I tregova planin që kisha, por ai më tha:”Epo, nëse do të bëja diçka me ty, mendoj se gruas sime ndoshta nuk do i pëlqente si ide. Nëse do të bëja një version femëror të Yeezys apo çfarëdo tjetër, ndoshta do t’i shkonte gruas sime”, rrëfeu ajo.Këngëtarja u shpreh se e mirëkuptoi vendimin e tij, por nuk e di se  çfarë mendonte  Kardashian për idenë pasi ajo nuk ishte e përfshirë në diskutim.Minaj shtoi gjithashtu se ka marrëdhënie shumë të mira me Kanye dhe ai i dërgoi dhuratë një palë atlete nga koleksioni i tij për djalin e saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *