• |
ide | kryesore

Doni të takoni Malumën në Tiranë? Kjo është shifra e kripur që duhet të paguani

-Instant, Paparazzi, Slider



Megjithëse vendi është në krizë dhe qytetarët po dalin në protestë për rritjen e çmimeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur të paguajë 650 mijë euro këngëtarin Maluma, për të performuar me rastin e Ditës së Verës.
Eventi, i cili ishte parashikuar të mbahej që në vitin 2020, u shty dy vite për shkak të pandemisë Covid-19.

Kësaj here, ai do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe gjejeni pak sa duhet të paguani për të takuar Maluma-n 10 minuta? Plot 1000 euro!
Organizatorët e spektaklit kanë treguar më herët gjatë intervistave se këngëtari ka vendosur disa “kushte” para ardhjes së tij, ndër të cilat është e panegociueshme një tabelë ping-pongu.
Kjo siç thonë ata, i shërben Maluma-s të heqë stresin para performancës.
Sot në koncert s’do të performojë vetëm Maluma. Edhe Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.
Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.
Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.



2 Comments

  1. Palikari Rama tha se nuk ka paguar bashkija por nje privat,apo lali eri ka kaluar peivat tani.o palikari te ka fut lali eri sa krahu ti flet pet protestues pro rus se kerkojn buke ,lali eri bene koncerte 640 mij euro dhe te rren diten per drek se e ben per ukrainen,pra jemi ne luft per popullin jemi per qejf per lali plehun.🤮🤮🤮🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *