• |
ide | kryesore

Evakuimi i civilëve, më shumë se 160 makina largohen nga Mariupol

-Instant, Lajme, Planet



Një total prej 160 makinash private që transportonin civilë ukrainas arritën të largoheshin nga qyteti i Mariupol të hënën, pas disa ditësh përpjekjesh të dështuara, shkruan The Guardian

Ky është një lajm pozitiv për portin e Detit të Zi, i cili është përballur me bombardime të shumta që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, me ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

Më shumë se 2,400 civilë janë vrarë në Mariupol që kur Rusia pushtoi Ukrainën muajin e kaluar, sipas një deklaratë të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *