• |
ide | kryesore

OKB: Mbi 2.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi rus

-Instant, Lajme, Planet



Në pak më shumë se dy javë, miliona refugjatë ukrainas janë detyruar të ikin ndërsa pushtimi rus i atdheut të tyre vazhdon. Rritja e numrit të njerëzve që lënë vendin e tyre përbën edhe “krizën e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha të dielën komisioneri i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

Ndërsa shumë banorë në pjesët qendrore dhe lindore të vendit janë zhvendosur në Ukrainën perëndimore dhe larg vijave të frontit, më shumë se 2.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendit i tyre  pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të fundit të Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Shumica e atyre që ikin nga Ukraina janë gra dhe fëmijë. Meshkujt ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u ndaluan të largoheshin, pasi qeveria e saj kombëtare vendosi ligjin ushtarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *