• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Vllaznia i jep duart Brdaric: drejtimin e kuqebluve e merr Plori

-Instant, Sport



Ishte në ajër prej disa javësh, atëherë kur kursi i rezultateve filloi të mos ishte i duhuri, por humbja me Tiranën në Loro Borici ka qenë fatale për teknikun Thomas Brdaric. Gjermani është shkarkuar nga klubi, që e ka bërë publik lajmin në faqen zyrtare.

Presidenti Xhaferri ka marrë vendimin duke e cilësuar Brdaric përgjegjës të rezultateve të dobëta të arritura nga skuadra që doli shumë shpejt nga lufta për titullin kampion. Drejtimin e skuadrës e ka marrë menjëherë Elvis Plori një trajner që ka spikatur me skuadrat e Kategorisë së Parë dhe që ka qenë asistenti i Brdaric. Plori do të provojë ti japë një nxitje skuadrës dhe kuotim vetes me përpjekjen për të fituar Kupën e Shqipërisë ku shkodranët janë në gjysëmfinale dhe duhet të luajnë me Partizanin.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori.

Me këtë rast, falënderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *