• |
ide | kryesore

Nipi vret gjyshen 83-vjeçare në Greqi

-Instant, Lajme, Planet



Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për vrasje e gjyshes 83-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Kavalla.

Autoritetet e policisë bëjnë me dije se në trupin e të moshuarës u gjetën shenja dhune në kokë dhe në fytyrë.

Mësohet se 23-vjeçari jetonte me gjyshen që vrau.

23-vjeçari është dërguar në Komisariatin e Kavallës dhe gjatë hetimeve paraprake ka rrëfyer se ka përdorur forcën për të shkaktuar lëndime trupore ndaj gjyshes për një arsye të parëndësishme, me pasojë vdekjen.

I arrestuari do të dërgohet sot në Prokurorinë e Shkallës së Parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *