• |
ide | kryesore

Video/ I mjaftonin 29 vota për tu konfirmuar, Duka triumfon që në raundin e parë: formohet Komiteti Ekzekutiv

-Instant, F1, Sport, Video



Nëse dikush kishte skepticizëm, padyshim që duhet ta rimendojë edhe njëherë. Asambleja e FSHF-së e mbledhur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ka rizgjedhur për të gjashtën herë në krye të futbollit Armand Dukën. “Jam vërtet i emocionuar dhe në të njëjtën kohë i obliguar për këtë votëbesim nga ana juaj. Padyshim që secili nga ju, përveç votës e ka një vërejtje për mua. Por edhe ata që nuk janë në këtë sallë. Të gjitha këto vërejtje i kam dëgjuar dhe do vazhdoj t’i dëgjoj, do të mundohemi t’i korrigjojmë gjatë këtij katërvjeçari” tha Duka pas rizgjedhjes.

Situata megjithatë vazhdon të ketë paqartësi, në kohën kur Gjykata vazhdon të pretendojë një process të paligjshëm, ndërsa UEFA kishte sjellë numrin 2 të saj Zbigniev Boniek në Tiranë, duke legjitimuar rregullsinë e procesit: “Ndërkohë, vazhdoj të dëgjoj baltë, shpifje e ofendime. Ju siguroj se do t’i shmang ato me sportivitet. Sot është një ditë e mbarë, do të dëshiroja që pas një periudhe të vështirë, të lëmë pas atë që kemi kaluar gjatë këtyre dy muajve. Bashkë me ju e ata që nuk janë në sallë, me të gjithë aktorët e faktorët e vendit, të derdhim energjitë pozitive për futbollin, lojën tonë të dashur. Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe ju garantoj se do të jem në shërbimin tuaj gjatë katër viteve të ardhshme”, përfundoi fjalën e tij Duka.

Pas votimit që u krye sot, nga 43 anëtarë të pranishëm në sallë, Duka ka marrë votat e nevojshme që në raundin e pare, në kohën kur i mjaftonin 29 vota që të shpallej president i FSHF-së: “Nga 43 votues të vlefshëm, pjesëmarrës të rregullt, kemi 2 fleta të pavlefshme për gabime teknike, kemi 4 vota për zotin Sulejman Starova dhe diferenca prej 37 votash, më shumë se kuorumi e shpall zotin Armand Duka president të FSHF”, tha kryetari i Komisionit të verifikimit, Koço Kokëdhima duke mbyllur procesin.

Komisioni i verifikimit zyrtarizon rezultatet e zgjedhjeve për anëtar të Komiteti Ekzekutiv, për të cilin garonin 12 kandidatë dhe fitues shpalleshin 10 të parët.

REZULTATET
Arben Dervishaj 39 vota
Lutfi Nuriu 39
Abdyl Kuriu 38
Ervin Canollari 37
Pano Xhixho 36
Fatbardh Jera 35
Anila Basha 35
Ylli Ҫekiҫi 34
Gjergji Petro 34
Envi Hicka 30

————
Ermal Tahiri 17
Vasil Bicaj 10



4 Comments

  1. Një herë në vit, duhet të kthehet në rregull i kombit, që boronicat hiqen nga përdorimi. Boronica, ky fryt i magjishëm për njeriun, u përdor në mënyrë çnjerëzore në Gërdec. Pasi pinjolli i Berishës udhëhoqi biznesin e tij të shpërthimit të vdekjes, pasi vrau 27, u kthye përsëri. U kthye te vendi i krimit, me një fabrikë për boronicat. Nëse harrohen boronicat një herë në vit, atëherë do të kujtohet përjetësisht tragjedia e qeverisë mbi njerëzit.

  2. angazhimi i “Shtepise se Lirise” ne negociata per bashkimin dhe mungesa e kauzes ka detyruar organizatoret ta pezullojne protesten.

  3. Fatmir Mediu tani është nen hetim te ri per Gerdecin. Te shpresojme te kthehet ne te ndeshkuarin e pare bashke me bashkepunetorin e tij Shkelzen Berisha

    Ai është një person që drejtësia ka kërkuar deri 6 vjet burg, por çështja u pezullua më 2009, për shkak të mandatit të tij si deputet.

    Rifillimi i çështjes ndaj tij është fitorja e pare e arritur pas 14 vitesh.

    Por tutorin e këtyre kriminelëve me pushtet, e kemi ende në politikë, ende kërcënim për demokracinë dhe dhunues të institucioneve të shtetit shqiptar. Quhet Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *