• |
ide | kryesore

Zbulohet dialogu mes arbitrave Massa e Guida, që favorizoi Interin: për VAR-in ishte Ranocchia që goditi i pari topin

-Instant, Sport



Nga rikonstruktimi i dialogut mes arbitrave Massa e Guida, kuptohet gabimi i sallës së monitorëve, që konfirmon tezën e arbitrit në lidhje me penalltinë e padhënë në favor të Torinos në ndeshjen e përfunduar 1-1 me Interin. “Ranocchia preku fillimisht topin dhe më pas këmbën e Belottit”. Ky është konstatimi i gabuar i bërë nga VAR në episodin që ndezi zemërimin e Torinos dhe tifozëve të Milanit, të bindur se ky gabim mund të ndikojë në sprintin e titullit me Interin (dhe Napolin). Fakt është se dy ditë pas “krimit” zbulohen elementë të rinj mbi atë që ka ndodhur realisht në sallën e videove të vendosur në stadiumi “Olimpico Grande Torino”.

Fillimisht, pamjet e vizionuara në monitor nga Massa ishin të plota, përfshirë ato të shfaqura në TV, të cilat nxirrnin në pah faullin e bërë nga mbrojtësi i zikaltërve ndaj sulmuesit granata. Me pak fjalë, asnjë problem regjie.

Më pas, nga dialogu që zgjati rreth një minutë mes arbitrit të VAR dhe Guidas në fushë, rezulton se vetë Massa ka konfirmuar dhe përsëritur përmes radios sesi, sipas tij dhe ndihmësit të tij Preti, ka qenë Ranocchia që ka goditur i pari topin, duke përfunduar të prekë më pas këmbën e Belottit. Këtu ka lindur i gjithë gabimi flagrant i ekipit të arbitrimit, i cili lejoi zhvillimin e lojës pa fishkëllyer penalltinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *