• |
ide | kryesore

Zelensky iu drejtohet trupave ruse: Nëse dorëzoheni, do t’ju trajtojmë si njerëz

-Instant, Lajme, Planet



Gjatë natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, publikoi një tjetër mesazh video ku shprehu një lloj optimizmi të kujdesshëm për bisedimet e vazhdueshme me Rusinë. Në ditën e 20 të pushtimit të vendit të tij, Zelensky pretendoi se Rusia kishte filluar të kuptonte se fitorja nuk do të vinte në fushën e betejës.

“Armiku është i hutuar. Ata nuk e prisnin një rezistencë të tillë. Ata besuan në propagandën e tyre, e cila ka gënjyer për ne në dekada. Ata tashmë kanë filluar të kuptojnë se nuk do të arrijnë asgjë me luftë”, tha Zelensky.

Presidenti iu drejtua gjithashtu drejtpërdrejt trupave ruse, duke u thënë që “nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç trajtohen njerëzit”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *