• |
ide | kryesore

Abuzime me ndërtimet/ Kallëzohen në Prokurori 15 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Mbi 100 të tjerë rrezikojnë shkarkimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, nga ku deklaroi se, afro mbi 100 zyrtarë të lartë në institucione qendrore dhe vendore në shumë qytete të vendit janë të përfshirë në shkelje. Dhjetëra prej tyre rrezikojnë shkarkimin nga detyra.

Sipas Manjës, ky është rezultat i një hetimi të Njësisë anti-korrupsion në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Manja tha se janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë në institucionet qendrore dhe vendore.

“Duke filluar me drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit parauniversitar ku nga një hetim i njësisë anti-korrupsion, janë konstatuar shkelje e inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktive. I janë propozuar Ministrisë së Arsimit ecuri disiplinore për një zinxhir zyrtarësh në drejtorinë e përgjithshme të Arsimit Paauniversitar por dhe në zyrat vendore të Arsimit Fier, Durrës, Lezhë, Korçë Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan. Është në vlerësimin dhe kompetencën e ministrisë së Arsimit të bëjnë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët”, tha ministri Ulsi Manja.

Legalizime të paligjshme dhe ndërtime pa leje/ Kallëzohen në Prokurori 15 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, mes tyre edhe punonjës të Kadastrës 

Ministri Manja denoncoi gjithashtu dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.

Sipas Manjës, në Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish-zyrtarë pasi u lejua legalizim i një objekti brenda ambienteve të një shkolle. Ndërsa në Sarandë në zonën Turizëm kanali i Cukës janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

“Janë kallëzuar penalisht në prokurorinë e Pogradecit 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar dhe regjistruar një objekti brenda një shkolle në kundërshtimin me ligjin. Bëhet fjalë për shkollën 9-vjecare në Memlisht, ku është konstatuar ndërhyrje në regjistrat fizike të shkollës, regjistrim antiligjor brenda shkollës, pajisje me certifikatë pronësia të marrë në kundërshtim me ligjin. Në lidhje me këto veprime janë kallëzuar penalisht zyrtarët dhe ish-zyrtarët.

Rasti i dytë ka të bëjë me një denoncim të ardhur nga një qytetar i zakonshëm, që e falënderoj, i cili a ka vënë në dijeni për disa legalizime në 2019 e në vazhdim në kadastrën e Sarandës për zonën Turizëm Kanalli i Cukës. Inspektori antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur verifikimet dhe është konstatuar legalizimi në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë. Janë kallëzuar të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtarët në kadastrën Sarandë, duke filluar me ish-drejtorin e ish Kadastrës dhe duke vazhduar tek specialistët përkatës.”, tha ministri Ulsi Manja.

Masa administrative janë propozuar për vërejtje e deri në shkarkim nga detyra dhe për një seri zyrtarësh në këto institucione: 

Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore – 1 person;

AKU – 3 persona;

Doganat – 1 person;

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor – 10 persona;

Drejtoria e Gjendjes Civile – 5 persona;

Agjencia e Zonave të Mbrojtura – 5 persona;

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit – 2 persona;

Drejtoria e Tatimeve – 3 person;

Kadastra Durrës – 14 persona;

Drejtoria rajonale Tatimore Durrës – 3 persona.



2 Comments

  1. Ndërkohë, sigurimet shoqërore në Shqipëri janë 27.9 %, ndërsa në Maqedoninë e Veriut llogariten 42.5 % dhe në Serbi 47.5%.

    Gjithashtu, ndryshe nga vendet e rajonit, Shqiperia e ka zero edhe taksën e tatimit mbi fitimin.

    Tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla në Maqedoninë e Veriut është 10%, ndërsa në Serbi llogaritet 15%.vetem salih Ui mjafton qe shqiptaret te thithin oksigjen te paster pa shpellkar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *