• |
ide | kryesore

VENDIMI/ Pas administratës, edhe shkollat pushim të premten

Arkiva, Lajme, Të fundit
shkollat



Qeveria vendosi që administrata të bëjë pushim edhe ditën e premte 15 mars. Kryeministri Edi Rama e justifikoi vendimin në rrjetin social “X” për t’i dhënë administratës një ditë pushim pas asaj të verës. Pas këtij reagoi Drejtoria e Arsimit Parauniversitar që njoftoi se edhe shkollat do të jenë pushim.

“Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Vendosi: 𝘾𝙖𝙠𝙩𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙙𝙞𝙩𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙥𝙧𝙚𝙢𝙩𝙚, 𝙙𝙖𝙩𝙚̈ 15.03.2024, 𝙙𝙞𝙩𝙚̈ 𝙥𝙪𝙨𝙝𝙞𝙢𝙞. Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin” – thuhet në njoftim.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës😍” – shkroi Rama në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *