• |
ide | kryesore

Propozimi/ Punonjësve të administratës t’u ndalohet përdorimi i TikTok

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
TikTok



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi në Komisionin për Integrimin Evropian që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale TikTok.

“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbajë në vëmendje një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…

AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për Metën, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve evropianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve evropianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB-së u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale.

Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmojë, më pas të na ndërgjegjësojë për forcimin e çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe.

Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që TikTok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tria nivelet, në këshill, legjislacion..etj.

Të paktën te pajisjet e zyrtare. SHBA-ja ka shkuar përtej në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit TikTok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent”, – tha Balla. 

TikTok u ndalua fillimisht nga administrata ameikane dhe më pas edhe nga Bashkimi Europian për zyrtarët në Brukesl. Dyshimet janë se aplikacioni përdoret nga qeveria kineze për të marrë të dhënat. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Sa mire i di ky katunari i Librazhdit keto gjona?
    Ve bast se koka me qoshe i eshte bere nga studimet e shumta.

  2. Amerika e beri kete para nje jave dhe keta katundaretbdhe plehrat Servile bejne si ju thone pronaret Ameriqen. Njerez Vari karsa, krimba halesh

    1. Me sa di une Amerika thjesht ka propozuar por nuk ka miratuar gje akoma, sepse bie ne kundershtim me kushtetuten atje.

  3. Tik toku mer te dhenat e perdoruesve ndersa whatssup dhe aplikacionet e tjera,jo😜😂😂🤮🤮🤮. Ecni mer delet e mutit duke bo si te zgjut, thuj na ka ardh urdhri nga Amerika dhe pike. Ben Tualet Palla si kapacitet o nene o nene🥴

    1. Ah nuk keni me arqen arixhine qe ju qinte gjithe shtepine. Megjithate orgjite vazhdojne. Poshte tik toku rrofte aktivisti patronazhist.

  4. Gallate fare! Mbyllni TikTok, por mbani hapur Whatsapp, Facebythen, Instaleshin, orgjite e Google etj. Pra me pak fjale, mbani mbyllur deren, por hapni dritaret te ajrosesh! 😀

    BULLSHIT! MADE IN U.S

  5. Domethene, nese na përgjon dhe kontrollon Amerika eshte ok, por ama nese kete e ben nje vend tjeter kjo gje eshte e pa pranushme.
    Qe de fakto jemi pak a shume “Koloni” e Amerikaneve kete e dija por qe jemi bere dhe de jure eshte lajm i ri per mua.
    Kush jane kta plera qe sillen sikur te jene ne toke te babes dhe propozojne te ndalohen platforma te caktuara, a thua se jemi ne diktature. Ne nje vend Demokratik dhe ligjor asnjehere nuk behen ligje kunder nje kompanie te caktuar, por vendosen rregulla qe duhen te zbatohen nga te gjithe njesoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *