• |
ide | kryesore

Aktorja e ‘Star Wars’ i jep fund beqarisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja , Billie Lourd u martua me Austen Rydell në Cabo San Lucas, Meksikë.

Kolegia e Lourd në “American Horror Story”, Leslie Grossman, konfirmoi lajmin  kur  postoi një Story në Instagram të dielën, në të cilën tha: “Fundjava e dasmës së Billie dhe Austen ka mbaruar, gjë që është shumë e trishtueshme, sepse ishte shumë argëtuese”.Grossman më pas mbajti një trofe, i cili doli të ishte çmimi i saj “e veshur më mirë”.”Por unë fitova cmimin si e ftuara e veshur më mirë dhe mund t’i kem korruptuar gjyqtarët,” u shpreh me shaka aktorja. “Mund të kem bërë gjithçka që duhej të bëja për të marrë këtë trofe”.

Një burim i tregoi gjithashtu  për ‘People’   se babai i Billie, agjenti i famshëm Bryan Lourd, pagoi për disa dhoma të hotelit për të gjithë mysafirët, të cilët gjithashtu shijuan një festë private në pishinë të premten.Lourd, dhe Rydell, u fejuan në qershor 2020 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të quajtur Kingston Fisher, tre muaj më vonë.Ata u takuan për herë të parë kur ishin të rinj, por u rilidhën në 2017./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *