• |
ide | kryesore

Amanda Bynes : Një regjisor më tha se dukesha si përbindësh

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Amanda Bynes ka zbuluar së fundmi komentin e pavend që mori dikur nga një regjisor i njohur.

“Arsyeja që unë zakonisht nuk dukem mirë në fotot e paparacëve është sepse më bie dielli në fytyrë .Videot dhe fotot që postoj janë në një dritë të këndshme, ose në hije jashtë.Një herë bëra një film ku regjisori më tha se në dritat e caktuara dukesha si një përbindësh”, u shpreh Amanda,në një video të postuar në Instastory.

Aktorja e ‘What A Girl Wants’ aktivizoi llogarinë e saj të re në Instagram në fillim të këtij muaji pas kërkesë për të përfunduar konservatorin gati dhjetëvjeçar të kontrolluar nga mamaja, Lynn Bynes pas shtrimit të saj në spital psikiatrik në 2013.Bynes ka qenë e sinqertë në lidhje me betejat e saj me shëndetin mendor gjatë viteve, duke thënë për Paper Magazine në nëntor 2018, “Unë thjesht nuk kisha asnjë qëllim në jetë. Unë kisha punuar gjithë jetën time dhe tani nuk po bëja asgjë”.

Sot, e diplomuar në Institutin e Modës së Dizajnit dhe e fejuar me partnerin Paul Michael, me të cilin filloi të takohej në vitin 2019-duket se aktorja po fokusohet të marrë më shumë në kontroll jetën e saj.Disa nga projektet e saj të fundit krijuese përfshijnë publikimin e një këngë rap dhe lancimin e  një parfumi të ri./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *