• |
ide | kryesore

Foto nga sateliti/ Teatri i Mariupolit i sulmuar nga rusët kishte mbishkrimin “Fëmijë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një imazh satelitor, i marrë nga agjencia amerikane Maxar, dy ditë më parë, tregon fjalën “fëmijë” të shkruar me germa të mëdha të bardha në rusisht në pjesën e përparme dhe të pasme të teatrit të Mariupolit.

Këtë të mërkurë zyrtarët lokalë thanë se teatri që po përdorej nga qindra civilë për strehim u bombardua nga forcat ruse. Sipas të njëjtave burime aty qëndronin mbi 1 mijë njerëz, por është ende i paqartë numri i viktimave.

Zyrtarët lokalë ukrainas thanë se teatri ishte shënjestruar qëllimisht dhe në mënyrë cinike nga një avion luftarak rus. Lajmi nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur nga Reuters dhe BBC. Ministria ruse e mbrojtjes mohoi të ketë sulmuar teatrin duke akuzuar Repartin Azov të Ukrainës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *