• |
ide | kryesore

Scholes fundos Rangnick: “Nuk e di cfarë bën ai në pankinën e United, do zgjidhja Tuchel ose Conte”

-Instant, Sport



Manchester United koleksionon një dështim të ri në Europë. Djajtë e Kuq edhe një herë e mbyllin shumë përpara kohe Ligën e Kampionëve, pavarësisht se kanë fituar 13 nga 16 ndeshjet e mëparshme në këtë kompeticion. Me pak fjalë, kur situata bëhet e vështirë, United largohet nga tavolina. E po kaq ashpër Scholes dënon Rangnick.

Ish-mesfushori nuk gjen fjalë të mesme. “Nuk e di përse, nuk e shpjegoj dot si Ralf Rangnick u zgjodh për të qenë trajner i këtij klubi. Mendoj se ka ardhur koha për të gjetur një trajner të vërtetë për këtë ekip. E konsideroj hapin e parë të nevojshëm për tu kthyer te fitorja. Në këtë skuadër ka shumë talent, por duhet një drejtues i aftë për t’i dhënë vlerë ekipit. Jam i bindur se nëse Simeone do të kishte qenë në pankinën e Old Trafford, United do të kishte kaluar raundin. United ka një skuadër të mirë me disa lojtarët të shkëlqyer, por në tre apo katër vitet e fundit ai nuk ka pasur një trajner elitar. Duhet një trajner që i fut frikën lojtarëve, si Sir Alex Ferguson. Këta lojtarë që zbritën sot në fushë, kanë arritur gjithmonë të gjejnë alibi dhe justifikime. E ia hedhin paq”.

Koha e Rangnick ka mbaruar. Çështje muajsh. Alternativat janë Pochettino ose Ten Hag, të dy të eleminuar, ndonëse në mënyra të ndryshme, nga Champions League. Scholes në këtë drejtim ka ide të qarta dhe nuk ngurron të përcaktojë emra: “Unë nuk mendoj se United mund të konkurrojë ende me City ose Liverpool, por nuk mendoj se ata janë aq inferiorë ndaj Chelsea. Nëse do të më duhej të jepja një emër, do të kisha pak dyshime. Antonio Conte ose Thomas Tuchel. Ata janë dy trajnerë të nivelit të lartë që i fusin frikën lojtarëve dhe mbi të gjitha fitojnë. United, me një nga këta dy trajnerë në krye, do të ishte shumë më i komplikuar për t’u përballuar. Ndër të tjera, më duket se të paktën njëri apo edhe të dy mund të jenë të disponueshëm në fund të sezonit. Conte te Tottenham Hotspur jeton si mbi “malet ruse” dhe nuk besoj se i pëlqen. Tuchel mund të kërkojë një punë të re sezonin e ardhshëm, jo për fajin e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *