• |
ide | kryesore

Amerikane apo ruse?/ Dy standartet e Berishës me investimet e huaja

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Duket sikur lideri historik i demokratëve, Sali Berisha është gati të tregojë akoma më shumë për historinë që nxorri nga arkiva, sipas së cilës, ai refuzoi një ofertë të majme nga Rusia që pati si qëllim të bllokojë gazjellësin TAP dhe ta zëvëndësonte atë me një vepër të Gazpromit rus. Berisha shfrytëzoi ditën kur TAP arriti plot 10 miliard metër kub gaz furnizim për Europën, për të rrëfyer historinë e vjetër, si një shpagim për ata që lobuan për shpalljen e tij non-grata.

Menjëherë ambasada ruse ngriti një pyetje me ironi: Sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi dot t’i mbledhë ato “shuma përrallore”??

Deklarata e ambasadës e shtyu Berishën të nxjerrë detaje të tjera nga oferta 11 viteve më parë. Dhe detajet e bënë më të besueshëm rrëfimin.

Sipas tij rusët i kishin ofruar 1) ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirjeje deri në Shkodër, 2) Investimin prej 4.1 miliardë dollarësh në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

“Oferta u refuzua preras për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom” shkruan Berisha, që ishte i bindur se ato nuk ishin në interes të Shqipërisë.

Rrëfimi nuk ishte rrufe në qiell të pastër.

Në sfond është lufta me Ukrainën. Perëndimi ka ashpërsuar gjuhën kundër rusëve dhe sigurisht, mbetet fakti që ai është një politikan i shpallur non-grata nga SHBA. E pavarësisht kësaj të fundit, Berisha po jep dëshmi se vendimet e tij ekonomike kanë qënë largpamëse dhe në interes të Perëndimit.

Por Berisha kryeministër, nxjerr bllof opozitarin e sotëm. Kur invenstimet amerikane kanë nxjerrë jashtë loje interesat e vendeve të tjera të lindjes, ai i ka sulmuar ashpër, i pushtuar nga mllefi i shpalljes non-grata.

Pak javë më parë, në takimet e Foltores, akuzonte kryeministrin Rama dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për investimet që janë bërë në Shqipëri dhe që sipas tij ishin dhënë pa garë.

Bëhet fjalë për Skavicën, hidrocentralin që do të ndërtohet nga kompania amerikane Bechtel dhe për të cilin erdhi në Shqipëri zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit për rritjen Ekonomike dhe Mjedisin, Keith Krack. Për ndërtimin e hidrocentralit u mor një kredi prej 500 milion eurosh nga bankat amerikane.

Futja në lojë e amerikanëve u dha fund pretendimeve kineze për këtë projekt hidroenergjitik.

Por Berisha akuzon Ramën se ia dha investimin amerikanëve pa respektuar rregullat e një gare ndërkombëtare. Sipas Berishës, investimet amerikane ishin të mirëpritura në Shqipëri, por me një kusht, që ato duhej të respektonin rregullat e tregut të lirë. “Hordhi barbare” e ka quajtur Berisha pak javë më parë.

“Kompania amerikane që Rama ja ka dhënë ndërtimin pa tender, u fut në Shqipëri nga Sali Berisha, ndërtoi Rrugën e Kombit. E fitoi me tenderin e shpallur në median ndërkombëtar. Kurse Rama e ka dhënë me prokurim direkt, as në Shqipëri as në SHBA, përveç me tender. Paratë janë tuajat, janë djersa juaj, taksat tuaja. Skavica shënon hordhinë më barbare ndaj Dibrës, ajo nuk do të ndërtohet kurrë për përmbytjen e Dibrës”, u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në fshatin Fushë-Alie të Dibrës.

Standardi i dyfishtë me të cilin ka gjykuar Berisha është i dukshëm. Në pushtet, refuzon ofertën sepse merr vendim politik. Në opozitë, kërkon respektimin e rregullave të tregut të lirë.

“Koha më dha të drejtë” tha Berisha kur foli për refuzimin që u bëri rusëve 11 vite më parë, duke harruar se para ca javësh sulmonte investimet amerikane në Shqipëri, si asnjë politikan tjetër në këtë periudhë./Lapsi.al



28 Comments

  1. Per nje gje cuditem un.
    Si nuk u mesuat me kete njeri. Qe ter jeten e tij, nje stil sulmi ka pas. Trillo sa te mundesh per cdo kend. Se keshtu trazohen ujrat dhe njerzit.
    Te mbledhesh se cka derdellisur ky karagjoz nder vite, behen me shume vepra se sa botoi idhulli i tij Enver.
    Ne gjuhen popullore, ky ka vec nje emer.
    KURVE BURR.

    1. Pas shpalljes non grata na eshte dhene mundesia te njohim Berishen lakuriq. Sharlatan dhe genjeshtar patalogjik perpos i korruptuar dhe minues i demokracise etj etj.

    2. projekti I TAP nuk është projekt I Sali Berishës por një projekt ndërkombëtar ku Shqipëria është segmenti më i shkurtër i saj. Sali Berisha ka pasur në dorë vetëm ta refuzonte TAP por për këtë mund të mos qëndronte në karrige as 24 orë. Madje dhe kështu si e ka nënshkruar, Shqipëria është vendi që fiton më pak se kushdo tjetër nga TAP pasi ende nuk merr dot asnjë litër gaz. I vetmi fitim që kemi deri tani është se jemi brenda një korridori energjetik të sigurt I mbështetur nga Perëndimi

      1. Dhe ku i bazon keto argumenta rilindase?

        Projekti ka qene qe te anashkalohet teresisht Shqipëria dhe te behej qark i shkurter Greqi – Itali. Jepi cezarit ate qe i takon cezarit, ka qene insistimi Berishes qe te kalonte TAPi kendej. Ndryshe nga Rama qe i perdor takimet per ekspozita zhgarravinash dhe darka vaniteti, Berisha i perdorte per Lobime, keshtu u arriten vizat, Nato, tapi, etj

        Nuk merr asnje liter gaz se prishet monopoli importit oligarkik qe mbeshtet qeverine, ne 8 vite nuk ka bere asnje tubacion gazi e asgje per te marr gaz nga TAP-i.

  2. ia ke fut kot!
    Rruga e Arb;rit u tenderua sipas ligjeve te shtetit shqiptar me gare te hapur, ndryshe nga skavica qe ju dha te njejtes firme te ruges se Arberit por me fitues te perzgjedhur

  3. Po mire mor zoti apo shoku gazetaruc i pavarur, dhe argumenti yt qelbet politikisht, ne shqiperi i njohim gjithe klanet,sherbetoret ,militantet po ashtu dhe mediat e (pa)varura, a mundesh te identifikohesh thjesht qe te vlersojme identitetin tuaj sepse ne nje pellg te stermadh muti nuk mendoj se gjen identitete qe sadopak mos te vijne era mut aq me shume mediatqe financohen nga para krimi e droge, me mjafton kush je dhe per ke punon qe te atashoj ne krah te salukut dhe edvin droges se u bene 30 vjet dhe nuk njohim ndonje burre te moralshem dhe integritet , na hapet barkun me kto shkrime, nuk thon kot ai qe nuk ka moral e shet ate, dhe ju mendoj i tille jeni perderisa nuk identifikoheni

    1. Pershendetje!
      Ne komentin tim te ores 20:14 edhe une shkruajta Ia ke fut kot o gazetaruc, por e fshiva se mu duk pak e rende

      1. Skypioni ka bërë një argument të arsyeshëm.

        *Interesante, të gjithë shkrimet e portaleve opozitare përmbyten nga komente banale kundër Berishës, çka ngre pyetjen: si ka mundësi që kaq shumë militant të majtë lexojnë me pasion Lapsin?
        Përgjigjja ime: Nuk e lexojnë fare! Janë thjeshtë një armatë të paguarish, pjesë e makinerisë se errët të propagandës, sigurisht bijë apo nipa të sigurimsave, ashtu si dhe patronazhistet.
        *Nuk është aspak çudi që nipërit e atyre që para 90′ u hëngrën dhëmb për dhëmb me ”imperializmin Amerikan”, sot janë mbrojtësit më të zellshëm të drejtësisë Amerikane të non-grata. Të dyja gjeneratat i kane mëshuar ANTI dhe PRO Amerikanizmit për ti shërbyer si qen besnik të pushtetit të majtë i cili vazhdon ti ushqejë në paligjshmëri.

        *Për arsye se komunizmi për 40 vite pothuajse e asgjësoi krejtësisht elitën e vendit (aq sa mund të ishte), klasa politike pas 90′ nuk kishte nga të buronte tjetër, përveçse prej partisë së punës, ashtu si edhe Berisha, i cili ka përgjegjësinë për vendime katastrofike si ligji i pronave, dhe disa te tjera.

        *Sidoqoftë, qeverisja e Berishës 2005-2011 ka qenë më e mira që Shqipëria ka patur ndonjëherë.
        Arritja më madhore ishte ri-elektrifikimi i Shqipërisë në 2006.
        Por… , ç’ju hyn në punë drita juve që nga skutat e errëta vazhdoni misionin e gjyshërve – propagandë, dezinformim, patronazhim!

        *Shpresoj që Berisha ti përgjigjet momentit historik për të krijuar kushtet e garës se lirë, që opzita të drejtohet nga një lider i ri me kapacitetin dhe vlerat për të udhehequr shumicën e Shqiptarëve drejt rrezimit të kleotokracise.
        Një i tillë mund të ishte Tomor Alizoti.

  4. Nuk eshte standart i dyfishte. Do te ishte i tille, nese do te behej fjale per dy vende demokratike por, eshte vetem njeri, SHBA; prandaj, ne rastin e investimit rus, refuzimi eshte i justifikueshem per interesa madhore, edhe pse mund te mos jete fair nga pikepamja thjeshte e biznesit.
    Ne rastin e Skavices, me duket se aludoni se Berisha eshte ne favor te Kines ( …kur investimet amerikane kane nxjerre jashte loje interesat e vendeve te Lindjes…). E keni gabim, sepse kundershtimi i nje projekti ne shkelje te qarte te procedurave te tenderimit, qendron ne vetvete si nje argument i drejte, per shkak se nuk do ta grabiste Kina ate qe nuk mund ta merrte dot SHBA; me kete logjike duket sikur po te anulohet projekti amerikan, menjehere ky investim do ta na renka ne duart e Kines qe po priska pas deres…!!!

    1. Skypioni ka bërë një argument të arsyeshëm.

      *Interesante, të gjithë shkrimet e portaleve opozitare përmbyten nga komente banale kundër Berishës, çka ngre pyetjen: si ka mundësi që kaq shumë militant të majtë lexojnë me pasion Lapsin?
      Përgjigjja ime: Nuk e lexojnë fare! Janë thjeshtë një armatë të paguarish, pjesë e makinerisë se errët të propagandës, sigurisht bijë apo nipa të sigurimsave, ashtu si dhe patronazhistet.
      *Nuk është aspak çudi që nipërit e atyre që para 90′ u hëngrën dhëmb për dhëmb me ”imperializmin Amerikan”, sot janë mbrojtësit më të zellshëm të drejtësisë Amerikane të non-grata. Të dyja gjeneratat i kane mëshuar ANTI dhe PRO Amerikanizmit për ti shërbyer si qen besnik të pushtetit të majtë i cili vazhdon ti ushqejë në paligjshmëri.

      *Për arsye se komunizmi për 40 vite pothuajse e asgjësoi krejtësisht elitën e vendit (aq sa mund të ishte), klasa politike pas 90′ nuk kishte nga të buronte tjetër, përveçse prej partisë së punës, ashtu si edhe Berisha, i cili ka përgjegjësinë për vendime katastrofike si ligji i pronave, dhe disa te tjera.

      *Sidoqoftë, qeverisja e Berishës 2005-2011 ka qenë më e mira që Shqipëria ka patur ndonjëherë.
      Arritja më madhore ishte ri-elektrifikimi i Shqipërisë në 2006.
      Por… , ç’ju hyn në punë drita juve që nga skutat e errëta vazhdoni misionin e gjyshërve – propagandë, dezinformim, patronazhim!

      *Shpresoj që Berisha ti përgjigjet momentit historik për të krijuar kushtet e garës se lirë, që opzita të drejtohet nga një lider i ri me kapacitetin dhe vlerat për të udhehequr shumicën e Shqiptarëve drejt rrezimit të kleotokracise.
      Një i tillë mund të ishte Tomor Alizoti.

  5. Skypioni ka bërë një argument të arsyeshëm.

    *Interesante, të gjithë shkrimet e portaleve opozitare përmbyten nga komente banale kundër Berishës, çka ngre pyetjen: si ka mundësi që kaq shumë militant të majtë lexojnë me pasion Lapsin?
    Përgjigjja ime: Nuk e lexojnë fare! Janë thjeshtë një armatë të paguarish, pjesë e makinerisë se errët të propagandës, sigurisht bijë apo nipa të sigurimsave, ashtu si dhe patronazhistet.
    *Nuk është aspak çudi që nipërit e atyre që para 90′ u hëngrën dhëmb për dhëmb me ”imperializmin Amerikan”, sot janë mbrojtësit më të zellshëm të drejtësisë Amerikane të non-grata. Të dyja gjeneratat i kane mëshuar ANTI dhe PRO Amerikanizmit për ti shërbyer si qen besnik të pushtetit të majtë i cili vazhdon ti ushqejë në paligjshmëri.

    *Për arsye se komunizmi për 40 vite pothuajse e asgjësoi krejtësisht elitën e vendit (aq sa mund të ishte), klasa politike pas 90′ nuk kishte nga të buronte tjetër, përveçse prej partisë së punës, ashtu si edhe Berisha, i cili ka përgjegjësinë për vendime katastrofike si ligji i pronave, dhe disa te tjera.

    *Sidoqoftë, qeverisja e Berishës 2005-2011 ka qenë më e mira që Shqipëria ka patur ndonjëherë.
    Arritja më madhore ishte ri-elektrifikimi i Shqipërisë në 2006.
    Por… , ç’ju hyn në punë drita juve që nga skutat e errëta vazhdoni misionin e gjyshërve – propagandë, dezinformim, patronazhim!

    *Shpresoj që Berisha ti përgjigjet momentit historik për të krijuar kushtet e garës se lirë, që opzita të drejtohet nga një lider i ri me kapacitetin dhe vlerat për të udhehequr shumicën e Shqiptarëve drejt rrezimit të kleotokracise.
    Një i tillë mund të ishte Tomor Alizoti.

  6. Refuzimin qe iu beri ruseve? Eshte qesharake se sa shume genjen e eshte akoma me shume qesharake se si ju si media perhapni genjeshtrat e tij

  7. Analogji idiote dashakeqe
    Ne radtin e pare jane 2 projekte
    Saliu zgjodhi ate qe doli me I sakte.
    Skavica eshte nje projekt qe do zvogloje Shqiperine,do krijoje ca emigranteete rinj
    E vetmja menyre qe ta shtyje eshte duke u fshehur pas amerikaneve
    Selam

  8. Pordhë muxhikësh të kuq.
    Do duhej një plan i Elon Musk …
    Nje super rraketë ti ngarkojë krejt këto fundërrinat njerëzore me putinkë xixinpinkë e zhapinkë bunkerësh të kurvit…..
    Dhe ti dërgonte njerëzimi në kozmos në nje udhëtim pa kthim.
    Kur përbaltet dhe anatemohet një punë gjeniale si TAP.!!!?
    Imagjino çfarë mund të bëjmë tjeter.
    Skeni parë gjë akoma.
    Dele popolo.

    1. Me sa duket ka qenë qeveria Berisha që i është lutur Gazpromit që të vijë në Shqipëri, por ky i fundit e ka refuzuar.

      Kjo kronikë televizive e vitit 2006 tregon ish-ministrin e Jashtëm të qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj gjatë një vizite në Moskë, ku ai “ka përcjellë interesin e qeverisë shqiptare që Gazprom të vij në Shqipëri”.

      1. Sali Berisha është damkosur si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe familjarisht i akuzuar për korrupsion domethënës. Ky është një problem si për SHBA, dhe për Bashkimin Europian, dhe këtë problem e kanë zgjidhur, duke u distancuar nga Sali Berisha. Këto tri epitafe janë të gdhendura mbi varrin e tij politik. Mbi varrin fizik nuk ka rëndësi se çfarë shkruhet, se është çështje familjare.

  9. Jam në një ëndje me komentin tënd në përgjithësi, duke vënë në dyshim vetëm fjalinë e fundit, ku pretendon se lideri më i përshtatshëm për të drejtuar opozitën e djathtë në Shqipëri, është Tomor Alizoti.
    Edhe unë fillimisht , kur dëgjova që në kryesinë e PD u vendos një politikan i ri me formim perëndimor , që vinte nga një familje e persekutuar nga komunizmi, si Alizoti, e pashë si një ogur të mirë për të djathtën shqiptare.
    Por shpejtë vura re se , ngrefosja e tij intelektuale , mbështetej në skolaristikë e jo në realitetet shqiptare.
    Zotërisë i mungon aftësia për të zotëruar debatin politik në atmosferën primitive të mendësisë e agresivitetit majtist shqiptar.
    Në debatet e tij televizive , vija re se ai , në vend që të merej me realitetin e politikës shqiptare, përpiqej të bënte “fillozofin” e së djathtës, duke injoruar faktin se në mendësinë e shoqërisë shqiptare, të bombarduar mga propoganda enveriste për gati 5 dekada, është e rrënjosur adhurimi për kultin e individit.
    E shoh të habitshëm faktin që në përplasjen Berisha-Basha, ai, një politikan përfaqësues i ri i shtresës së persekutuar nga komunizmi, adhuron një lider “të djathtë” si Berisha që, pamvarësisht se ka merita të shumta në përmbysjen e sistemit diktatorial komunist, ka qenë për gati 20 vite antar i PP, dhe ndikimi i këtyre viteve është parë edhe në qëndrimin e tij jo fort të kjartë ndaj ish të persekutuarve e ish pronarëve.
    I kam ndjekur me vëmëndje pothuajse të gjitha foltoret e Berishës.
    Përveç një grupi permanent ,militantësh të kultit të individit që thërrisnin : “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, , kishte pjesëmarës që e dëgjonin në heshtje e me dyshim, e shumë nga ish të persekutuarit e ish pronarët, ndonëse të sulmuar nga militantët e mendësisë “dumbabiste”, i kritikuan ashpër me tre akuza konkrete.
    Akuza e parë ishte, se përse Berisha , politikanin e tij më të preferuar për 16 vite, juristin e dipllomuar në Hollandë, Lulzim Bashën, që nga 9 shtatori i vitit të kaluar e quante si “armikun e tij të betuar” që paskej qenë “peng i Ramës”, kur për të gjithë shqiptarët dihej se Basha ka qenë “peng” i Berishës..
    Akuza e dytë vinte nga ish të persekutuarit politikë, që ja thanë copë në foltore, që pak ndryshim ka pasur në keqtrajtimin e tyre , nga Partia demokratike në pushtet me,kohën e pushteti “socialist”
    Akuza e tretë vinte nga ish pronarët që ngarkonin me faj Berishën, për politikën e tij të dyshimtë ndaj pronës private.
    Veç këtyre tre akuzave, çuditërisht në foltore nuk u dëgjua të përmendej shkaku kryesor i këtyre foltoreve, fakti që Berisha kishte deklaruar publikisht se nuk do ta implikonte Partinë Demokratike me shpalljen non grata të qeverisë amerikane të shoqëruar me disa akuza të rënda, por për të vënë në vënd “dinjitetin” e tij, do ta ndiqte në rrugë gjyqësore.
    Në fakt Basha jo plotësoi këtë dëshirë të shfaqur publikisht, me mendimin që të mbronte Partinë demokratike në mardhëniet me SHBA.
    Gabimi i Bashës qëndron në faktin se ai e mori vetë përsipër pasojën e atij vendimi, pa kërkuar mendimin e kryesisë së PD, duke e ditur mirë se Berisha kishte influencë të madhe në Partinë që kishte krijuar edhe nën presionin propogandistik të djallëzuar të Ramës e mediave të tij, se “Luli fle gjumë” apo është “pengi i Ramës”.
    Basha u quajt padrejtësisht si një “humbës i madh”, kur në gjithë opinionin publik shqiptar, duhej se zgjedhjet ishin masakruar nga regjimi i Ramës në bashkëpunim me bandat mafioze të trafiqeve të drogës.
    U injorua fare fakti se Berisha duke qenë në pushtet në aleancë me LSI, pat humbur ndaj Ramës në vitin 2013,
    Në katër vitet e para të lidershipit opozitar, Basha “gjumashi”, realizoi një goditje të madhe për regjimin e korruptuar të Ramës.
    Nën presionin e PD të mbështetur edhe nga SHBA e BE, detyruoi Ramën që të miratonte në Kuvend ligjin e dekriminalizimit, që nxorri në shesh shumë emra me të kaluar kriminale kryesisht të PS, por edhe të LSI.
    Në vitin 2017, PD bojkotoi Kuvendin me Çadrën duke kërkuar dorheqjen e Ramës.
    Nuk u realizua kjo kërkesë, për faktin se ministri i jashtëm gjerman, social demokrati Gabriel, pati bërë deklaratën e habitëshme se “Gjermania” do të njihte zgjedhjet monopartiake në Shqipëri.
    Por me ndërhyrjen e një të dërguari të CDU gjermane dhe të dërguarve të qeverisë amerikane, Basha pranoi të bënte një “marëveshje” me Ramën, që një muaj para zgjedhjeve, të krijohej një qeveri miks edhe me ministra të PD.
    Kjo marëveshje nuk funksionoi pasi Rama i kishte blerë me kohë votat me paratë e drogës, gjë që doli sheshit nga publikimet e Zërit të Amerikës e revistës gjermane Bild nga përgjimet e Prokurorisë shqiptare.
    Nuk po zgjatëm më tej më këtë histori, se vetë Berisha e ka pranuar publikisht që Basha duhej të vinte në “Zyrën” e tij për të marë aprovimin për çdo vendim të PD.
    Në këto zhvillime, në këto kushte, cilido funksionar i lartë i PD duhej të bënte pyetjen, se cili prej tyre do të kishte “fituar” zgjedhjet me regjimin e Ramës po të kishte qenë kryetar i PD ?
    A mos “djaloshi” Spaho, “juristi Nokaj, “poetja” Duma apo çunaku Salianji ?
    Merini me rradhë të gjithë antarët e kryesisë e të Këshillit kombëtar të PD, , ish ministra e ish presidentë të PD e zgjidhni një prej tyre që të ketë pasur rezultatet e Bashës në tre dikastere që lidhen me arritjet më të mëdha të qeverisë Berisha.

  10. Ofertën e rusëve për të devijuar dhe kushtëzuar TAP-in me futjen e Iranit si përfitues, nuk e paskërka pranuar. (Besohet se përfaqësues të CIA-s i thanë në zyrë se do varej si Sadami nëse hynte në një lojë të tillë.)

    Po çantën e parë me 10 milionë euro a e pranoi nga Taçi në këmbim të faljes së ARMO-s?O byroisti i byrektores se lulzimes basha eshte pjella nga bytha e salihut dhe nuk mund te bente ndryshe saper sukset e salihut lexo nun grata te DASH qe te kuptosh ‘sukseset’ e salih karaxhic berisha

    1. Kam qeshur me vete, kur lexova që më quan “byroisti i byrektores se lulzimes basha”
      Sëpari mëso që kurrë në jetën time nuk kam punuar në ndonjë byro.
      Së dyti si shqiptar emigrant prej 30 vitesh në Europën perëndimore, vërtetë që kam mall për byreqet e shijëshme të vëndlindjes sime, po nuk më ka rastisur asnjëherë që të ha byreqe në dyqanin njëfarë byrektoreshe me emrin lulzime basha. .
      Së treti, meqë më djeg malli për Shqipërinë, e mërzia që akoma edhe sot në vëndlindjen time ka injorantë si puna tënde që kujtojnë se po e “dërmojnë armikun e kllasës” , juristin Lulzim Basha të dipllomuar në Hollandë e që pat punuar në Gjykatën e Hagës e ministrin më të suksesshëm të qeverisë Berisha, duke e përqeshur so një femër që shiska byrek.
      Duket se je nga soji i antarëve të bandave mafioze të drogës që cilido njeri a politikan serioz, të duket si femër e vetja të duket “burrë” meqë je hajdut.

  11. O Copa e lapsit.

    E MEGJITJATE

    Gjerat duhen bere me TEMDER NDERKOMBETAR

    Rilindja I bie shkurt.

    I ben tenderat duke ngrene Pushkin ne restorantet e Tiranes.

  12. por amerikanet e dinin që Berisha po punonte me rusët”, shkruan ai.

    Sali Berisha deklaroi se rusët i kishin bërë një ofertë përrallore, për të sabotuar projektin e TAP.

    Por me sa duket, siç thotë drejtori i Albetrol, Berisha nuk e ka pranuar ofertën e rusëve, pasi nuk i kanë afruar aq sa pretendonte ai.

  13. Besnik Mustafaj gjatë kësaj vizite, ku ai i ka përcjellë drejtorit të Gazprom, interesin e qeverisë shqiptare që Gazprom të vij në Shqipëri.

    kadıköy escort
    bostancı escort
    ataşehir escort
    anadolu yakası escort
    pendik escort
    kurtköy escort
    maltepe escort
    kartal escort
    anadolu yakası escort
    antalya escort
    antalya escort
    ankara escort
    ataşehir escort
    kadıköy escort
    bostancı escort
    escort bostancı
    kartal escort
    escort kartal
    escort maltepe
    maltepe escort
    escort pendik
    ataşehir escort
    kadıköy escort
    pendik escort
    maltepe escort
    kartal escort
    Për më tepër, vetë z.Mustafaj shprehet se prej dy vitesh qeveria Berisha lutej, por Gazprom nuk ka shfaqur interes.

    Ndaj ishte e nevojshme kjo vizitë.

    Kjo është e kundërta e asaj që pretendon Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *