• |
ide | kryesore

Trevor Noah reagon pas sulmit të Kanye: Më thyhet zemra kur të shoh kështu

-Instant, Paparazzi, Slider



Trevor Noah ka ka reaguar kundrejt sulmeve të Kanye West që përfshinin sharje raciste.

“Dreq, sërish i njëjti muhabet “, shkruajti  Noah brenda seksionit të komenteve të postimit të reperit tashmë të fshirë.Ai vazhdoi duke e lavdëruar gjenialitetin muzikor të West dhe duke treguar se si puna e producentit ka ndikuar në jetën e tij.

“Mendova ndryshe se si i shpenzoja paratë e mia për shkakun tënd, mësova të mbroj krijimtarinë time si fëmijë nga mendimet e rritura prej teje, por unë ende buzëqesh sa herë që vendos rripin e sigurimit për shkakun tënd”.Pasi rrëfeu se Ye ka qenë një pjesë “e pashlyeshme” e jetës së tij, ai deklaroi se  “më thyhet zemra kur të shoh kështu”, duke iu referuar sulmeve të tij në mediat sociale.

“Nuk më intereson nëse e mbështet Trump dhe nuk më intereson nëse e ofendon Pete. Megjithatë, më intereson kur të shoh në një rrugë që është afër rrezikut dhe dhimbjes.”Më pas ai iu lut artistit të “Donda” që të mësonte dallimin mes të luftuarit për familjen dhe të luftimit me familjen, duke shtuar se kjo e fundit shpeshherë ka çuar në tragjedi.
“Jam zgjuar shumë herë dhe kam lexuar tituj që kanë të bëjnë me burrat që kanë vrarë ish-ët e tyre, fëmijët e tyre dhe më pas veten. Unë kurrë nuk dua ta lexoj atë titull për ty”, përfundoi Trevor.

Kanye sulmoi drejtuesin e “Daily Show” për mbrojtjen e ish-bashkëshortes së tij , Kim Kardashian, me postimin që përfundimisht çoi në pezullimin e reperit nga Instagram për 24 orë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *