• |
ide | kryesore

Analiza: Gabimet strategjike të Putinit dhe synimet në vazhdim mbi Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Janë të shumtë treguesit se si Ukraina i krijoi telashe të mëdha presidentit rus Vladimir Putin duke i zbehur shpresat për një fitore të shpejtë. Rusia ka humbur me qindra tanke, shumë prej të cilave janë djegur ose të braktisur përgjatë rrugëve dhe numri i vdekjeve në radhët e ushtrisë ruse ka gjasa të kalojë atë të fushatave ushtarake të këtij vendi të ndërmarra në vitet e fundit.

Megjithatë, pas më shumë se tre javë luftimesh dhe ndërsa janë zbehur shpresat mbi objektivin fillestar të Putin për një ndryshim me lehtësi të qeverisë në Kiev, ushtria ruse vazhdon të godasë Ukrainën me dorë të fortë. Forcat ruse mund të luftojnë për çfarëdo që presidenti rus mund të planifikojë më pas, qoftë duke përdorur një zgjidhje të negociuar apo shkatërrim brutal, thonë analistët ushtarakë. Pavarësisht vendosmërisë së popullit të Ukrainës, humbjeve në mesin e forcave ushtrake ruse dhe të gjitha gabimeve strategjike të udhëheqësve të Kremlinit, nuk ka asnjë shenjë se lufta do të përfundojë së shpejti.

Edhe nëse  Putin nuk arrin të marrë kontrollin e Ukrainës, ai mund të vazhdojë sulmet e forta ndaj qyteteve e popullatës civile. Presidenti i Ukrainës tha se Rusia po përpiqet t’i nënshtrojë qytetet e Ukrainës duke shkaktuar uri dhe se Vladimir Putini po krijon qëllimisht “një katastrofë humanitare”.

Instinktet e tij do ta shtyjnë atë që të bëhet edhe më i ashpër, sepse ai është futur brenda një vorbulle… një gabimi të madh strategjik“, thotë Michael Clarke, ish-kreu i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara me bazë në Britani, një institut kërkimor për mbrojtjen.

Nuk mendoj se është në karakterin e tij që të përpiqet të tërhiqet”, thotë ai.

Forcat e Vladimir Putinit po zhvillojnë fushatën më të madhe dhe më komplekse të kombinuar ushtarake të Rusisë që nga marrja e Berlinit në 1945. Objektivi i tij fillestar, të cilin e shpalli në një fjalim televiziv më 24 shkurt kur filloi sulmin ishte të “çmilitarizonte” Ukrainën dhe të shpëtonte popullin e saj nga “neo-nazistët” sikurse tha ai, një përshkrim tërësisht i pavërtetë mbi qeverinë e Kievit, e cila drejtohet nga një president me origjinë hebreje.

Presidenti rus Putin e nënvlerësoi krenarinë kombëtare dhe aftësitë në fushën e betejës që ukrainasit kanë ndërtuar gjatë tetë viteve të fundit në betejën e tyre me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

Në kushtet kur u përballën me një popullatë aspak miqësore për t’i mirëpritur, forcat ruse iu rikthyen taktikave të ofensivave të tyre të kaluara si në Siri dhe Çeçeni, duke hedhur bomba e raketa në qytete e qyteza, si dhe duke detyruar me miliona burra, gra e fëmijë të largohen nga vendi./VOA



10 Comments

  1. Tamam analize apo perkthim kari. Se ku ishin “gabimet strategjike te Putinit”, vetem Zelenskat e marin vesh. Putini e ka fut ne morset, ky thote gabimet strategjike

    1. ti qenke idiot, putin mendonte se per 2 dite arrinte ne Kiev, pas 24 ditesh nuk ka pushtuar asnj; qytet te madh, ashtu si ha mut ti ka henger edhe putin, por pasojat mbi koken e idioteve si puna jote do te bien

  2. Lufta ne Ukraine eshte lufte Rusi-Perendim dhe jo mes dy vendeve. Kjo e vertete shmanget me nje propagande te madhe qe ka permasa histerie.
    Ajo eshte vetem fillimi i ndryshimeve qe po imponohen ne vende e rajone te ndryshme te botes ne emer te rendit te ri boteror. Kjo eshte aresyeja e perhapjes se panikut se Putin kercenon edhe vendet fqinje, si Polonia, ato Skandinave dhe Republikat Balltike te ish Bashkimit Sovjetik, ne nje kohe kur Putin ne Ukraine nuk mund te arrije synimet e tij dhe kjo u pa ne 3 javet e para te luftes.
    Me sa duket ne rendin e ri synohet te mos kete vende te pa angazhuara e jashte dy blloqeve qe tashme po ravijezohen.
    Por ajo qe bie ne sy eshte fakti se ne asnje vend, perfshire Rusine e perjashtuar Korene e Veriut, nuk kemi sistem socialist. Pas renies se sistemit komunist kemi te bejme vetem me sistem kapitalist ne disa modele e disa vecori.
    Pra lufta nuk ka sfond ideologjik e as politik, por vetem lakmine e kapitalit te madh per te shtene ne dore burimet pasurore dhe territore sa me te gjera, pa llogaritur kombet.
    Ky eshte nje kthim ne nje te shkuaren qe e kishim harruar duke u perkundur ne enderra “demokratike, te drejtave te njeriut dhe lirive civile”.

  3. Burimi lajmit totalisht i pa anshen dhe objektiv, Voice of America,😅
    Ruset po vuajn dhe kane 30 qe skan buke. Ndrroni kasete or burr se spo i besoni as vet ca thoni 😉

    1. Si dikur në kohën e Dulles kur në kishim tollon dhe na thuhej që në perëndim vdesin për bukë. Të njëjtën gjë po thonë sorrat për Rusinë.

  4. Gabimi i putinit ishte perfshirja ne lufte. Kundershtari ate do te dobesohesh ushtarakisht, Ra ne kurthin e perendimit.

  5. Dhe ku po e she ti dobesimin ushtarak te Putinit apo nga propaganda fake e perendimit me foto nga Bejruti. Fakti qe bythqiri sorrosist Zelensy po hidhet si majmun nga nje parlament ne tjetrin per ti vene ne seder tregon te kunderten per te mos thene qe eshte i pashprese.Koha do tregoje arsyen e vertete te pushtimit te Ukraines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *