• |
ide | kryesore

“E kam marrë në moment të vështirë, nuk ia fal Heriç”: Plori gjen alibi, por humbja e Vllaznisë nuk ka justifikim

-Instant, Sport



“E kam marrë skuadrën në moment të vështirë. Mund të diskutohet pjesa e mungesave, por jo në formë të tjerë. Lojtarët duhet të jenë më tepër të angazhuar. Ndikoi goditja psikologjike që skuadra pësoi pas humbjes ndaj Tiranës. Lojtarët nuk ishin të qetë”. Elvis Plori, trajneri i Vllaznisë, është i tronditur nga 3-0 në debutim përballë Egnatias.

Tekniku i ri i shkodranëve ka parë skuadrën e tij të tentojë të reagojë në pjesën e dytë, por të goditet nga kartoni i kuq për Heric, kur rezultati ishte 1-0. “Mungojnë liderat e ekipit por ndikon edhe gjendja e rënduar psikologjike e lojtarëve. Sot vendosën episodet. Skuadra ishte e vendosur me momente të mira dhe të këqija. Pjesa e golit është për t’u parë. Është i diskutueshëm. Ishte një goditje e madhe psikologjike. Në pjesën e dytë rregulluam diçka. Patëm momente shënimi. Nuk ia fal gabimin që bëri Heriç, që shkaktoi faullin e dytë dhe na la me 10 lojtarë. Aty morëm një goditje fatale”, shpjegoi tekniku.

Në fund, një koment cinik edhe për arbitrat: “Kur interpretimet lihen në dorën e gjyqtarëve, diçka nuk shkon. Goli u anulua sipas arbitrave, sepse u prek topi nga mbrojtësi Dianje”, e mbylli Plori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *