• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur kritikon presidentin rus: Uroj të kesh një jetë të mjerueshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Hilary Duff  ka kritikuar së fundmi presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës .

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Instagram,Hilary deklaroi  ajo “ndihet e pafuqishme dhe e mërzitur”. Shpresoj që ekzistenca e tij të jetë kaq e vetmuar, e torturuar dhe e zbrazët. Paratë nuk i bëjnë njerëzit të lumtur. Mund ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë, por shpresa ime e vetme është që jeta e tij  të jetë e mjerueshme.Te shikosh lajmet eshte torturuese.Nuk mund ta imagjinoj dite pas dite kete realitet…frike.humbje.Të humbasësh gjithcka qe do dhe ke punuar fort.Ndarja nga familja ose  ti shikosh ata duke vdekur.Nuk ka siguri. Nuk ka ushqim.”

Aktorja përgëzoi popullin e Ukrainës, duke thënë se ata kanë “krenarinë dhe forcën” që as ajo nuk mund të mendon se do e kishte. Duff foli edhe për raportimet për rritje të trafikimit të qenieve njerëzore si pasojë e luftës.

“Këta njerëz ukrainas kanë njëfarë krenarie dhe forcë që nuk mendoj se unë mund ta kisha. Tani po dëgjoj se trafikimi i qenieve njerëzore është një çështje për gratë dhe fëmijët që ikin nga vendi. Unë thjesht po qaj duke menduar për këtë. Ikja nga një ferr për tjetrin. Pse dhe si mund të jetë bota kështu? Si munden njerëzit t’i bëjnë këto gjëra njëri-tjetrit? Ndihem e pafuqishme, e mërzitur dhe e zemëruar . Jam shumë e trishtuar edhe për popullin e Rusisë. nuk mund ta imagjinoj se ata duan të përfshihen në këtë. #Ukrainë”, shkroi Hilary.Disa të famshëm duke përfshirë Mila Kunis, Cardi B, Lady Gaga, Andrew Garfield, Mark Ruffalo dhe Ryan Reynolds kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre për Ukrainën./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *