• |
ide | kryesore

Kërcet thika në Durrës, lëndohen dy persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë përfunduar të plagosur me thikë në Durrës. Ngjarjet janë të veçuara dhe zbardhen nga policia, por pa dhënë shumë detaje.

Në rastin e parë, raportohet se M. M pas një sherri ka qëlluar me thikë shtetasin K. H., duke i shkaktuar plagë të rënda. Policia ka mundur të arrestojë autorin i cili banonte në lagjen nr.8 në Durrës.

Në rastin e dytë, sipas policisë është arrestuar edhe S. B., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5 Durrës, pasi ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin D. K., 51 vjeç. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *