• |
ide | kryesore

Basha reagon për herë të parë pas dorëheqjes: Demokratët ndodhen përpara betejës për një PD të bashkuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së mbrëmjes së djeshme. Këtë të martë ai ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 22 marsit duke uruar ditën e parë të demokracisë. Për demokratët, 22 Marsi, konsiderohet si dita e parë e lirisë dhe e përmbysjes së diktaturës komuniste në vend.

“30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane. Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit. Gëzuar ditën e parë të demokracisë!”



7 Comments

  1. Po, faleminderit për fjalët e ndjera … Po ato lekët që ti dhe vjehrri e kunati keni përfituar me anë të korrupsionit do t’i ktheni ndonjëherë ??!!

  2. Ti,i bere mutin PD,ne nje kohe qe e more te gateshme,dhe nuk ke goje te flasesh per 22 marsin,se ne ate kohe ishe neper bordellot e Hollandes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *